Kryetari i Unionit Shqiptar në Republikën e Kroacisë, Esad Çollaku, ka nënshkruar ditën e djeshme kontratën për blerjen e një “shtëpie” në Zarë, pronë e Unionit Shqiptarë në Republikën e Kroacisë, kjo pronë do të rregullohet për t’u zhvilluar aktivitetet kulturore shqiptare në qytetin e Zarës.
Shtëpia apo qendra kulturore do të shërbejë për të gjithë Shoqatat, Këshillat e qytetit dhe prefekturës së Zarës, njëherit do të shërbejë edhe për mësimet në gjuhën shqipe.
Një falenderim për nënshkrimin e kësaj kontrate i shkon dhe deputetes shqiptare Ermina Lekaj Prljaskj dhe të tjerve për kontributin e tyre, ku më në fund u arrit qëllimi blerja e pronës në lagjen Voštarnica, zonë shumë atraktive në këtë qytet.


