Sherif Ramabaja
Që mos tu ndodhte diçka e ngjashme si Maduros, Putini e mori një hap të guximshëm. Ai Ramës dhe Mullave iranian po u ofron strehim në Moskë. Këtë para një kohe ia kishte mundësuar Asadit të Sirisë. Këtë do ta bënte edhe për Maduron, po të nisej me kohë, e jo të kidnapohej nga amerikanët, në pizhamet e gjumit.
Që mos të përfundonin në ferr, Putini po tregohet zemërgjerë: Ai Ramës së bashku me Mullat, po u ofron strehim në vendin e tij.
Nëse duan të fillojnë një jetë të begatshme, sikurse Asadi, ai ka një kërkesë për Ramën dhe Mullat: Pasurinë personale dhe atë shtetërore ta marrin me vete, përndryshe jeta në Moskë, si metropole botërore, është mjaft e shtrenjtë.
Unë për miqtë e mi do të bëjë gjithçka që të ndihen të sigurt, të kenë jetë të begatshme e luksoze, po duhet ta dini se momentalisht në Ukrainë jam duke udhëhequr një Operacion Special, i cili për fat të keq po zgjat më gjatë se qe kisha planifikuar.
Në rast rreziku, Ramën e kisha porositur që ikjen ta organizonte përmes Serbisë, kurse Mullat, ikjen e kanë planifikuar sipas standardeve të veta të myslimanizmit.
Kjo është ajo që mund të bëjë për miqtë e vërtetë të Rusisë. Më vlerësoni si të doni, po Rusia gjithmonë i ka shpëtuar njerëzit në rrezik. Këtë nuk e bëjmë për interesin tonë, por se jemi human dhe solidarizohemi me të ndjekurit dhe të rrezikuarit. Këtij rreziku, mendoni çfarë të doni, nuk i hynë askush përpos ne rusët.
Në rast të rrezikimit, valixhet e gatshme për Moskë i kanë bërë Vuçiqi i Serbisë, Dodiku, Vulin, Börnabiç – ka, Daqiçi, Gjuriqi, etj. Pra ne u japim strehë të gjithë atyre që në çfarëdo forme u rrezikohet jeta, si pasojë e ndjekjes së brendshme apo ndërkombëtare.
Derisa Evropa po e lufton migracionin, kurse SHBA haptas i kanë shpallur luftë, ne po mbetemi shpresa e vetme e të rrezikuarve. U ka ndodhur çfarë u ka ndodhur, ne kemi mirëkuptim për ta.
Ne kemi informacione se Rama i është nënshtruar një presionit të paparë të brendshëm, shkaku i Ballukut, ministrave të tij të qeverisë, Krye bashkiakëve, Patronazhistëve dhe PS, duke e akuzuar për korrupsion, vjedhje të zgjedhjeve, narkoshtet, krim të organizuar, luftën e bandave, shpopullimin, varfërinë, parcelat e drogës etj.
Ne kemi kriteret tona të vlerësimit dhe nuk merremi me standardet vlerësuese të perëndimit. Nuk përzihemi në punët e brendshme të shteteve, por ofrojmë një zgjidhje kompromisi: Nëse nuk shkon tutje, zgjidhja e vetme për t´i shpëtuar ndjekjes dhe represionit, mbetet ikja drejt Rusisë.
Shikojeni Iranin tash se në ç ‘gjendje e solli perëndimi. Ne nuk jemi ata që e kemi destabilizuar, sepse Irani është një nga partnerët tanë më të besueshëm. Edhe pse shtet mysliman, ne na furnizon me dronë që ti luftojmë terroristët ukrainas. Perëndimi është përgjegjës që e ndezi kaosin në Iran, kurse ne po na mbetet barra që ti shpëtojmë Mullat islamiste. Perëndimi dhe SHBA po e ndezin zjarrin, kurse ne po merremi me shuarjen e tij.
Mars – Rover (Satirë)

