in

Putini ka vendosur, para se ta sulmojë Ukrainën të vizitohet te psikiatri!

SOCHI, RUSSIA - OCTOBER 22, 2019: Turkey's President Recep Tayyip Erdogan (L) and Russia's President Vladimir Putin shake hands during a meeting to discuss situation in Syria. Mikhail Metzel/TASS Ðîññèÿ. Ñî÷è. Ïðåçèäåíò Òóðöèè Ðåäæåï Òàéèï Ýðäîãàí è ïðåçèäåíò Ðîññèè Âëàäèìèð Ïóòèí (ñëåâà íàïðàâî) âî âðåìÿ âñòðå÷è ïî âîïðîñàì ñèðèéñêîãî óðåãóëèðîâàíèÿ. Ìèõàèë Ìåòöåëü/ÒÀÑÑ

Nga Sherif Ramabaja

 Të tërë janë ngritur në këmbë: burrështetasit botërorë, SHBA, Nato, EU dhe nuk ka kush ta lëviz Putinin nga vendi.

Ai ka ngulur këmbë në qëndrimet e tij. Dje me vëllaun e tij Lukaschenkon i ndezën edhe raketat atomike dhe supersonike me të vetmin qëllim, botës t´ia  fusin tmerrin.

Papa dje kur e vërejti se si Putini me vëllaun e tij përjetonin kënaqësi derisa raketat aomike fluturonin e nuk dihej se ku do të përfundonin, filloi të lutej për veten, për botën dhe për Putinin e ngratë me gjith vëllaun e tij.

Në Mekë u tubuan klerikët më të lartë të islamit dhe i filluan lutjet nga çmenduria që shihnin, se çpo ndodh në kufitë e Evropës.

Ata filluan të brengoseshin se nëse ndodh lufta, kush do kujdesej për refugjatët që do t´u mbeteshin atyre, sepse Evropën do ta kaploi zjarri.

Në Jeruzalem po ashtu rreth murit të shenjtë, u tubuan qytetarët dhe Rabinët duke kryer lutje. Ata po ashtu e kishin hallin se Irani në këtë rrëmujë mund ta sulmoi Izraelin, duke u përpjekur që ta zhdukte nga faqja e dheut.

Serbia po ashtu ka rënë në hall sepse po e pësoi Rusia në këtë rast, kush do ta mbroi Serbinë. Planet e saj në Mal të Zi, Bosnje, Maqedoni e Kosovë do t´i mbesin të parealizuara.

Serbia me këtë rast i ka angazhuar të gjitha kishat ortodokse që të kryejnë lutje dhe të organizojnë mesha për fitoren e Putint, sepse në të kundërtën do fundoset edhe Serbia.

Xhamiat në Kosovë po ashtu kanë organizuar lutje që në rast rreziku t´u vjen në ndihmë Erdogani dhe shtetet muslimane arabe, sepse janë të pajtimit që Kosovën t´ua dorëzojnë atyre.

Kisha katolike, protestante, bektashinjtë etj. po luten që shqiptarët në këtë katrahurë ta ruajnë qetësinë dhe ta marrin Nishin, vendlindjen e Konstandinit të Madh.

Rama i përballur me protestat për prishjen e shtëpive në lagjen 5 maji, si dhe akuzat për Inceneratorët ka biseduar me Vuçiqin në rast rreziku, të strehohej në Serbi. Vuçiq i ka premtuar strehim, po i ka parashtruar kushte për rastin e Kosovës.

Përpara se ta përfshij kaosi Evropën dhe perëndimin dikush u kujtua që t´i propozohet Putin që të vizitohet te psikiatri, para se ta marr vendimin mbi sulmin.

Nëse Putini e pranon këtë propozim, ekziston një fije shprese që të shpëtoi bota para se ta përfshij zjarri.

Hitleri i kishte refuzuar vizitat te psikiatri, po ai e zgjidhi problemin duke ia hequr flamen vetes, mbetet të shihet se si në këtë rast do të veproi Putini.

Bota do të shpëtonte nëse ai pranon, që ndonjërin prej këtyre dy propozimeve  t´i ndërmerrte.

Shkrim nga Mars – Rover

 

Lini një Përgjigje

Pse po sulmohet historiani Jusuf Buxhovi?

Shqiptarët, dhe konvertimet e detyrueshme nga osmanët (1)