Myslimanët e Dagestanit ia dhuruan Vlladimir Putinit një kopje të Kuranit gjatë vizitës së tij në Xhaminë Juma në Dagestan”, lajmëron një portal i ynë.
Putin tha se Kurani ishte i shenjtë për myslimanët dhe duhet të jetë i shenjtë për të gjithë të tjerët, shkruan portali.
Myslimanët e Dagestanit harruan se Putini vrau mijëra myslimanë çeçenë, e rrënoi Çeçeninë, kurse ushtarë myslimanë i bëri qen besnikë, vrasës. Në luftën me Ukrainën ushtarët çeçenë u bënë mish për top.
“Libri është i shenjtë për myslimanët dhe duhet të jetë edhe për të tjerët. Ne e dimë se në vendet e tjera ata e trajtojnë ndryshe – ata nuk respektojnë ndjenjat fetare të njerëzve dhe pastaj kanë guximin të thonë se nuk është krim”, tha Putin ditën e festës së myslimanëve, ndërsa e transmeton portalit In Insajderi .
Ai i respektuaka ndjenjat fetare të myslimanëve, por myslimanët i ka masakruar pa mëshirë, më shumë se çdo diktator tjetër.
.