in

Putin në telefon i ofroi Trumpit fundin e luftës

 

Trump të enjtën, foli me Putinin në telefon për dy orë. Burime të brendshme tani zbulojnë se çfarë po kërkon udhëheqësi i Kremlinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Sipas Washington Post, Moska dëshiron të gjithë rajonin e Donetskut dhe do të hiqte dorë nga Zaporizhia dhe Khersoni për të.

Sipas një raporti mediatik, shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, kërkoi heqjen dorë të rajonit strategjikisht të rëndësishëm të Donetskut nga Ukraina, si kusht për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë në telefonatën e tij me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Në këmbim, Moska thuhet se është e gatshme të heqë dorë nga pjesët e dy rajoneve të tjera të pushtuara pjesërisht nga Rusia, Zaporizhia dhe Kherson, raportoi Washington Post, duke cituar dy persona të njohur me përmbajtjen e telefonatës dy-orëshe të enjten.

Gjatë pushtimit që filloi më shumë se tre vjet e gjysmë më parë, Rusia ka pushtuar pothuajse tërësisht rajonin lindor ukrainas të Luhanskut dhe ka pushtuar pjesërisht rajonet e Donetskut, Zaporizhias dhe Khersonit të pretenduara nga Kremlini. Më parë thuhet se Putin kishte kërkuar që Kievi të dorëzonte plotësisht rajonet e Luhanskut dhe Donetskut në këmbim të ngrirjes së frontit në Zaporizhia dhe Kherson. Sipas raportit të gazetës, disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë e paraqitën kërkesën e re për Donetskun si përparim, pasi tani ajo kishte të bënte vetëm me Donetskun. Kievi ende nuk ka komentuar publikisht për këtë çështje. Rusia ka kontrolluar gadishullin e Krimesë, të pretenduar gjithashtu nga Moska, që kur ka qenë nën kontrollin e saj që nga viti 2014.

Trump njofton takimin me Putinin në Budapest

Pas telefonatës me Putinin, Presidenti i SHBA-së njoftoi se do të takohej me shefin e Kremlinit në kryeqytetin hungarez, Budapest, për bisedime “ndoshta në dy javët e ardhshme”. Presidenti i SHBA-së e sheh veten si ndërmjetës në luftën në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk ka gjasa të marrë pjesë në takim. Megjithatë, Trump tha se synon të mbajë kontakt me ukrainasin.

Ndërkohë, Zelensky dhe Trump u takuan në Uashington të premten, ku u diskutua përfundimi i luftës në Ukrainë. I dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, thuhet se sugjeroi delegacionin ukrainas që Donetsku t’i jepej Rusisë, duke argumentuar se rajoni është kryesisht rusishtfolës, sipas një raporti të Washington Post.

Presidenti ukrainas Zelensky tha se shpresonte që takimi të rezultonte në miratimin për dërgimin e raketave amerikane Tomahawk, por ende nuk kishte marrë ndonjë konfirmim të tillë. Vëzhguesit dyshonin për dërgesat e Tomahawk pas bisedës telefonike midis Trump dhe Putin, një ditë më parë.

Burimi: ntv.de, mau/dpa. Nga Gjermanishtja: Sherif Ramabaja

Rroftë piktori, poshtë piktori!

Debati im me një imam të BIK-ut në rrjetin X dhe Sulltan Sulejmani i Belindes