in

Pushtetarët bëjnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, opozita nuk e njeh si datë çlirimi

Për 29 Nëntorin, Ditën e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, janë dy versione të ndara që nga fillimi i demokracisë në fillim të viteve 90. Socialistët proklamojnë se kjo është data e çlirimit të vendit, ndërsa demokratët e mohojnë një datë të këtillë dhe fesojnë 28 Nëntorin.

Në nderim të kësaj dite, autoritetet më të larta të shtetit bënë sot homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri”, në Varrezat e Dëshmorëve.

Presidenti, Ilir Meta, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, bënë homazhe në një atmosferë solemne, në respekt dhe mirënjohje të veprës të dëshmorëve.

 Pavarësisht se kryeministri Rama u shfaq krah Presidentit Meta, mes tyre s’pati as përshëndetje dhe as takim duarsh. Ata kanë ruajtur distancën mes njëri-tjetrin, ndoshta për shkak të masave antiCovid, por ndoshta edhe për shkak të ndasive politike.

Nga ana tjetër në homazhe mungonte lidershipi i PD, duke vijuar tradita e festimit të ndarë të Ditës së Çlirimit të vendit, edhe pse 29 Nëntori është data zyrtare e kujtimit të kësaj dite.

Lini një Përgjigje

Ambasada Amerikane uron Ditën e Çlirimit të Shqipërisë

Hong Kongu – si Berlini Lindor në Luftën e Ftohtë