in

Punëtorët e Telekomit protestuan, iu zbrazën llogaritë bankare

Punëtorët e Telekomit kanë protestuar para ambienteve ku punojnë për shkak të bllokimit dhe zbrazjes së llogarive bankare, si pasojë e përmbarimit nga ish-operatori virtual Dardafon.

Kryesindikalisti i Telekomit, Lamih Balaj, këtë e ka quajtur zhvatje. “Nuk do të ndodhë më që dikush me zhvatë buxhetin e shtetit. Të gjithë e dinë se kush është fajtor për vjedhjet në Telekom. E dinë edhe Aleksandër Lumezi (kryeprokurori), mirëqenia e punëtorëve është më e rëndësishmja. Rreth 3.300 punëtorë janë pa paga, e sot jemi në një gjendje kaotike që mafia e përkrahur nga politika e ka vjedhur Telekomin. Qëllimi i klanit mafioz është që ta çojë Telekomin buzë falimentimit. Kontrata me Z-Mobile ka qenë kriminale, përse nuk e hetojnë dhe përse e kanë lanë në këtë gjendje këtë ndërmarrje ata e dinë”, ka thënë Balaj.

Ai ka shtuar se kishte punëtorë të Telekomit që kanë vdekur gjatë kësaj pandemie, shkruan Epoka e Re. “Ka prej punëtorëve që na kanë vdekur prej Covid-19 e kemi pasur edhe të infektuar e nuk kanë pasur asnjë mjet për mbrojtje”, ka shtuar ai.

Lini një Përgjigje

Zemaj i arsyeton masat e reja, nuk janë bllokim i shtetit

Hashim Thaçi do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën