in

Publikohet lista e zonave më problematike të bllokuara nga dëbora

Rajoni verior e jugor i vendit, janë përfshirë gjatë kësaj të diele nga reshje dëbore me intensitet të lartë, të shoqëruar me erëra të forta, gjë e cila ka shkaktuar dhe probleme në qarkullimin në akset kombëtare.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjikës njofton se po punohet për hapjen e akseve rrugore.

Zonat më problematike deri më tani janë paraqitur në qarqet Kukës, Dibër e Korçë.

Zonat problematike vijojnë si mëposhtë:

 

 

RAJONI VERIOR• Në aksin Trebisht- Doganë (Xhepisht) ka reshje borë 30-35cm, qarkullohet me zinxhirë.• Vijojnë reshje me intensitet të lartë në akset Klos – Peshkopi. Në Qafën e Buallit reshjet shoqërohen me erë të fortë.• Segmenti Urë Cereneci – Klenjë, ka reshje dëbore 30 – 35cm, shoqëruar me erë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.• Qafë Bualli – Krastë, 20 – 25cm borë, rekomandohet qarkullimi me zinxhirë• Segmenti Kuben – Vasije, reshje dëbore që arrijnë 30-40cm, kalohet me zinxhirë.• Peshkopi – Qafë Draje rreth 5-10cm bore, kalohet pa zinxhirë.

QARKU KUKES• Aksi Kukës – Bushtricë, vazhdojnë reshjet e borës, e kalueshme me zinxhirë.• Në aksin e Valbonës ka rënë rreth 2 cm borë në segmentin km 19 – 27.9, me temperatura të ulëta, aktualisht qarkullohet pa zinxhirë.

• Në aksin Krumë- Kukës ka reshje dëbore me intensitet, kalohet pa zinxhirë.• Krume – Qafe Prush, kryqëzimi Plepa-Kam, e kalueshme pa zinxhirë.• Kukës – Ura e Zapodit qarkullohet pa zinxhirë.

QARKU SHKODER• Reshje bore edhe në Pukë – Fushë Arrës.• Aksi Q.Mali – Fierze ka pasur rreth 20 cm borë. Është punuar për pastrim. Qarkullimi rapotohet normal pa zinxhirë. Reshjet vazhdojnë.• Segmenti Hadroj- Qafe Bene ka reshje bore, e kalueshme pa zinxhirë.

RAJONI QENDROR• Në Steblevë rreth 20 cm dëbore, por rruga është e kalueshme pa zinxhirë.• K/Zemblak – Dogana Goricë 10 – 15 cm dëbore është pastruar dhe spërkatur kalohet pa zinxhirë.• Libonik – Kufi Gramsh dëborë rreth 10 – 15 cm, seg. K/Strelce kufi Gramsh është pastruar dhe qarkullohet pa zinxhiri.• Segm. Krujë-Sari Salltik, qarkullohet normalisht.

RAJONI JUGOR• Reshjet vijojnë me intensitet në Qafë Thane – Qafë Plloçe• Në Qarkun Korçë ka reshje të dobëta dëbore. Trashësia varion nga 5cm-15 cm.• Në rrugën e Dardhës nga km 8 ,- km 14 rekomandohen kalimi i mjeteve me zinxhirë ose goma dimërore pasi ka reshje dëbore shoqëruar me erë të fortë.

Më tej në njoftim i bëhet thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë përdorimin e gomave të dëborës, apo zinxhirëve gjatë lëvizjes në akset problematike, pasi bllokimi i tyre në rrugë pengon punën e borëpastruesve.

Lini një Përgjigje

Vuçiq dyshohet të jetë i infektuar me Covid – 19

Reshjet e dëborës bllokojnë edhe qarkullimin në Rrugën e Kombit