Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, njoftuan të enjten mbrëma se ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është transferuar në Holandë.
I arrestuar më 16 mars në Belgjikë, Pjetër Shala i njohur gjatë luftës në Kosovë me nofkën “komandant Ujku”, akuzohet për veprat: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Në një njoftim të prokurorisë thuhet se “krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit të vitit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zoti Shala pritet të dalë para Gjykatës në Hagë të hënën me 19 prill.
Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, njoftuan të enjten mbrëma se ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, është transferuar në Holandë.
I arrestuar më 16 mars në Belgjikë, Pjetër Shala i njohur gjatë luftës në Kosovë me nofkën “komandant Ujku”, akuzohet për veprat: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Në një njoftim të prokurorisë thuhet se “krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit të vitit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Zoti Shala pritet të dalë para Gjykatës në Hagë të hënën me 19 prill. VOA