in

Pse Turqia i harroi palestinezët dhe prapë e bëri mik Izraelin?

Erdogani e paska pritur me nderimet më të mëdha në Ankara Presidentin e Izraelit.

Çka ndryshoi puna tash? Ku mbeti çështja palestineze?

A ju kujtohet kur na bënte presion për ambasadën tonë në Jerusalem?A ju kujtohet çfarë fushate të tmerrshme antisemite patën bërë këtu adhuruesit e verbërt të Erdoganit?Çka nëse ne do të hiqnim dorë nga ambasada në Jerusalem dhe rrjedhimisht edhe nga njohja e Izraelit?

Do ta kishim një njohje më pak nga njëri prej shteteve më të rëndësishme në botë dhe, sigurisht, Erdogani nuk do të merzitej fare për këtë punë. Sepse, në fund të fundit, ai i ndjek interesat nacionale të Turqisë dhe jo tonat. 

Por, nëse këtu ka injorantë që mendojnë se ai brengoset për ne, pse të mos i shfrytëzojë të tillët në situata të caktuara kur i hyjnë në punë. Sidomos kur nuk i duhet shumë mund për t’i përdorur.

Lini një Përgjigje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen e ish-kryetarit të komunës së Istogut, Haki Rugova

Republika e Kosovës vendos Marrëdhënie Diplomatike me Timorin Lindor