Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para dy ditëve është takuar me shefin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin.
Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit flitet për përgëzimin që Tanin ia bëri kryeministrit Kurti për fitoren e thellë në zgjedhje dhe gjithashtu për prioritetet e qeverisë Kurit 2, shkruan lajmi.net.
Gjithashtu, Kurti e falënderoi Tanin për urimet de gjithashtu e njoftoi për masat e qeverisë anti-Covid e gjithashtu ata folën edhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që u mbajt dje.
“Z. Tanin e përgëzoi kryeministrin Kurti për fitoren e thellë në zgjedhje dhe për mandatin e fuqishëm që ka marrë në udhëheqje të Qeverisë. Ai tha se prioritetet që ka shpalosur kryeministri Kurti si luftimi i pandemisë, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, janë ato që reflektojnë kërkesat dhe shpresat e qytetarëve. Kryeministri Kurti e falënderoi z. Tanin për urimet dhe e njoftoi atë me situatën e pandemisë dhe masat që ka qenë e detyruar të marrë qeveria për të mbrojtur shëndetin publik. Ai tha se institucionet janë duke u angazhuar maksimalisht për sigurimin e dozave të tjera të vaksinës kundër COVID-19. Kryeministri Kurti dhe z. Tanin u pajtuan se në këto ditë të vështira të pandemisë që ka përfshirë globin, prioritet i çdo qeverie duhet të jetë shëndeti dhe jeta e njeriut. Ata folën edhe për mbledhjen e radhës për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që do të mbahet këtë të martë.”, thuhet në këtë njoftim.
Por, këto mbesin vetëm formalitete të një takimi nëse kthehemi në kohë për të kujtuar se cili ishte qëndrimi i kryeministrit Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje karshi misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje që nga themelimi i saj ka artikuluar politikë anti-UNMIK dhe kundër rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Madje, Lëvizja Vetëvendosje e konsideron si përgjegjëse UNMIK-un për vrasjen e dy aktivistëve të saj Mon Balaj e Arben Xheladini gjatë protestës së 10 shkurtit të vitit 2007 në Kosovë. Kjo gjë është përmendur edhe nga vet kryeministri Kurti vitin e kaluar gjatë homazheve për dy ish-aktivistët e VV-së.
“UNMIKU duhet të marr masa dhe të kthej përgjigje për Opinionin e Panelit Këshillues për të Drejtat e Njeriut të UNMIKUT meqenëse, ky panel nxori vendimin se policia ka patur faj sa i përket vrasjes së demonstruesve paqësor”, ka deklaruar Kurti.
Në përshkrimin e aksionit të Lëvizjes Vetëvendosje në 6 mujorin e vrasjes së Mon Balajt e Arben Xheladinit, Lëvizja Vetëvendosje i quan kriminelë pjestarët e UNMIK-ut duke shkruar se: “Ky shtet po i mbanë kriminelët që vranë Arbenin dhe Monin.”
“6 mujori i 10 shkurtit. Me 10 gusht 2007 me rastin e 6 mujorit të demonstratës së 10 shkurtit dhe rënies së Arbenit dhe Monit Lëvizja ka organizuar homazhe te vendi ku u qëlluan dy dësmorët. Pastaj kemi vazhduar drejt zyres së Britanisë së Madhe ku ia dërguam një letër publike shefit të zyres, David Blunt, me pyetjen – “Ku ndodhet Steven Curtis?”.Në fund shkuam tek zyra e Rumanisë të cilën e goditëm me vezë të prishura. Ky shtet po i mbanë kriminelët që vranë Arbenin dhe Monin.”, thuhet në këtë historik.
Tutje, në historikun e Lëvizjes Vetëvendosje UNMIK-u konsiderohet si regjim shtypës në Kosovë dhe si ndrydhës i mendimit të lirë, e gjithashtu në përshkrimin e tyre për aksionin “FUND” të Lëvizjes Vetëvendosje thuhet se: “Regjimi i UNMIK-ut në shpërputhje me vullnetin e popullit është mohim i lirisë. Sistemi jeton si shtypës. Populli shtypet.”
“FUND u shkrua nëpër xhipat e administatës së UNMIK-ut me shenjën UN me 20 tetor të këtij viti. Aktivistët shtuan nga dy shkronja: shkronjën F përpara shenjës UN dhe shkronjën D pas. Aksioni nënkuptonte dhënien FUND këtij regjimi shtypës. 36 aktivistë u arrestuan me atë rast. Regjimi i UNMIK-ut në shpërputhje me vullnetin e popullit është mohim i lirisë. Sistemi jeton si shtypës. Populli shtypet. Prandaj, këtij regjimi i duhet një FUND. Askush tjetër s’do t’ia sillte atë më mirë se vetë populli. Kjo është arsyeja pse porosia dhe qëllimi ynë ndaj strukturave antidemokratike të UNMIK-ut u shkrua nëpër xhipat e tyre. UNMIK-u ka veç xhipa, ngase Kosovën e percepton herë si xhungël e here si shkretëtirë. Në fakt, ata edhe po e shndërrojnë Kosovën në këtë paragjykim të tyre. Po ky aksion, më pas, u ndërmor edhe në Prizren, Gjilan e Ferizaj.”, thuhet në publikimin e historikut të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në këtë shkrim të historikut të Lëvizjes Vetëvendosje e që pjesa më e madhe i kushtohet aktiviteteve kundër misionit të UNMIK-ut gjithashtu kërkohet edhe largimi i misionit të UNMIK-ut nga Kosova.
“‘Evakuimi’. Përderisa nga ndërtesa përballë, hedheshin mijëra letra që përmbanin ‘Dhjetë Urdhërat e Evakuimit’, një tekst ky parodizues se si personeli i UNMIK-ut duhet të evakuohet, ndërkohë në prapavijë dëgjohej sirena e fuqishme alarmuese e cila i ftonte zyrtarët e UNMIK-ut që ta lëshojnë ndërtesën menjëherë.”, thuhet në këtë përshkrim.
Gjithashtu Lëvizja Vetëvendosje shkruante se UNMIK-u është parkuar në vendin e gabuar – në Kosovë, prandaj duhet të dënohet dhe gjithashtu sipas tyre, “Populli merr frymë vetëm atëherë kur ky sistem i padrejtë vdes”.
“Dënohet UNMIK-u. Dënohet UNMIK-u që është parkuar në vendin e gabuar – në Kosovë. Ai as që është dashur të vijë, por tani që është këtu qëndron pa treguar kur do të shkojë.UNMIK-u po ja mohon popullit lirinë duke e çuar në mjerim shoqëror e ekonomik. Në bashkëpunim me armikun tonë, Serbinë, po na ngulfasin me decentralizim e ‘eksterritorialitet’. Prandaj ne Lëvizja VETËVENDOSJE! si dënim minimal për krejt këto i shfryjtëm gomat e xhipave të tyre. Populli merr frymë vetëm atëherë kur ky sistem i padrejtë vdes.”, shkruante LVV-ja.
Vetëvendosja e konsideronte UNMIK-un edhe virus “U1N2M4I4K”.
“Vaksinimi kundër virusit U1N2M4I4K. Më 26 mars filloi fushata e vaksinimit të qytetarëve të Kosovës. Qëllimi i këtij vaksinimi ishte imunizimi i popullatës kundër këtij virusi i cili shkakton sëmundjen unmikitis.”, gjithashtu shkruan VV-ja.
“M… i radhës. Aksion kundër UNMIK-ut si garantues dhe sigurues i referendumit të Serbisë në Kosovë. Aktivistët vendosën para selisë qendrore të UNMIK-ut një guaskë toaleti sa për të simbolizuar veprimin e tij jashtëqitës të radhës në përkrahje të sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën. Përveç kësaj ndërtesa e UNMIK-ut u përlye me ngjyrë.”, shkruhet gjithashtu në këtë historik.
Lëvizja Vetëvendosje gjithashtu kishte kushtuar një komunikatë misionit të UNMIK-ut, duke thënë se po e imponon “mendimin bunker”, duke iu referuar ndikimit të misionit të UNMIK-ut në mediet në Kosovë.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë pa ndërhyrje:
“Ne jetojme ne nje shoqeri komunikimi, ku fuqia e mediave ne jeten poltike çdo dite e me teper eshte duke u forcuar. Sot ne Kosove mediat ne vend se te flasin me pushtetin ne emer te popullit, keto flasin tek populli ne emer te pushtetit.
Bartesit e kornizave politike mediale ne Kosove kane besim te madh tek fucia e vet dhe ndikimin qe keto e kan ne shoqerine. Mediat e okupuara nga politikat e UNMIK-ut jane bere arene qendrore per fitimin e luftes politike dhe ekonomike. Ata politikan te cilet duan te ndikojne ne shoqeri, duhet ti pershtaten formes se mediave masive. Thelbi ne kete qendron se gazetaria jone pjeserisht eshte fuqi “e pavarur” politike dhe pjeserisht, kjo, eshte e futur brenda proceseve politke. Dhe mu ketu ndryshojne gazetaret kundrejt profesioneve tjera ne shoqeri. Perderisa njerezit e gazetarise pohojne dhe perserisin peshen/rendesin e pavaresise dhe kritikes ndaj proceseve politike dhe ekonomike ne Kosoven e pasluftes, te tjeret mendojne se mediat e okupuara nga UNMIKU thjeshtezojne, grimcezojne ose ndotin logjiken dhe pastertine e politikes. Mediat pra kane shume fuqi, dhe keto jo rralle jane duke u perdorur gabimisht. Me kete dua te them se komunikimi politik ne shoqerine tone eshte siperfaqesor dhe jo i pershtatshem per ndertimin e nje politike reale. Shembull: Si mund te arsyetohet fakti i arrestimit dhe aktapadive ndaj gazetareve dhe fotoreprtereve te pavaruar kryer nga Milicija e Kosoves? Eshte ky nje gabim i madh, eshte ky nje poshterim i skajshem ndaj komunikimit te lire e te ndersjelle te mediave me opinionin publik dhe me vet pushtetitn e UNMIK-ut. SHPK-ja dhe UNMIK-u jane institucione te nxjera ne menyre “demokratike”. Pra jane keto elemente te demokracise ne Kosove. Dhe mu ketu qendron edhe tragjedia e madhe: Prapa arrestimeve qendron nje organizem legal, nje sistem politik dhe institucione organizative. Shtrohet pyetja: a jane duke instaluar mendimin bunker UNMIK-u dhe SHPK-ja e Kosoves?
Eshte kjo qellim apo rastesi?
Kjo eshte nje fajesi serioze. Sepse liria dhe privilegjet e mediave ndertohen ne baze te nje mareveshje e cila detyron dhe obligon gazetaret ndaj shoqerise. Kjo mareveshje thot: mediat kane nje kryepergjegjesi per komunikimin politik te shoqerise, nder tjerash informimin, kritiken ndaj qeverise dhe debatet publike. Si shperblim mediat kane liri qe vete te vendosin per permbajtjen redaksionale dhe veprimtarine e tyre. Nder tjerash shtypi eshte i liruar edhe nga tatimi, ka mbrojtje nga ligji dhe privilegje ekonomike. Kjo jep fuqi dhe kjo kerkon fuqi. Pa integritet, vetebesim dhe ekonomi solide nuk mund te zgjidhen obligimet ndaj shoqerise. Kete e di edhe UNMIK-u, padyshim…
Ne mediat ekziston nevoja per nje perspektiv te re ne fuqine e lajmit medial. Ka shume zera ne politikat tona qe thone se nuk eshte e vertet se fuqia e mediave eshte ne rritje e siper. Fuqia e lajmit medial eshte nen presion nga politikat e UNMIK-ut dhe e dobesuar nga kerkesat e kesaj per te mbrojtuar dhe maskuar qellimete e sajaj ideologjike. Leksionet politike dhe mobilizimi i opinionit publik ne Kosove siq duket eshte duke u zhvilluar jashte lajmit te censuruar medial.
Informacionet sot plasohen si informacione te mangëta. E rëndësisë së vecante është te zbulohet se cili mendim është me i avansuar ne komunikimin e brendshem politik, i cili po helmon trurin tonë; kush është dërguesi i porosisë ideologjike/politike në këtë hapsire? Cfarë është përmbajtja e porosisë së saje?
Dhe padyshim te gjitha keto pyetje jane lehte te kuptuara qe nga vizita e Drashkoviq-it ne Prishtine dhe burgosjeve qe “demokracia” i beri gjate protestes qe KAN-i dhe populli i beri kesaj vizite.”, thotë komunikata e VV-së.
Por, këto e shumë çështje të tjera në të cilat Lëvizja Vetëvendosje dhe udhëheqësi i saj Albin Kurti kundërshtonin misionin e UNMIK-ut në Kosovë nuk u përmenden në takimin që ai pati me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin./lajmi.net