in

Pse hoxhallarët në mënyrë perfide "luftojnë" kundër Europes?

Fahri Xharra

Halli më i madh i shqiptarëve sot janë ekstremizmi islamik dhe heshtja jonë, ato paraqesin rrezik të madh për ne. Çubrilloviqi në programin e tij thoshte se duhet zgjedhur hoxhët më me ndikim që ua mbushin mendjen shqiptarëve për një islamizëm”par excellence” dhe pastaj e kemi të lehtë me ta.

Shqiptarët duhet ta dinë se falë shqiptarëve katolikë, për të cilët Europa kujdeset, ne shqiptarët e sotëm të Kosovës jetojmë në tokat tona.

Edhe Rugova ia mbushi mendjen Europës dhe Amerikës se ne jemi “musliman të lehtë” falë dy fotove që i mbante mbi krye, atë të Nënë Terezës dhe Papës.

Hoxha Ahmed Kalaja ka deklaruar se “Të krishterëve nuk duhet që t’u urohen Krishtlindjet”. Ky hoxhë, argat i serbit dhe i turkut do të na helmojë marrëdheniet tona me shpëtimtarët europian, që ishin katolikë ose protestantë.

“Duke i lexuar kronikat e kohës dhe duke e bërë një analizë shumë të thjesht, arrijmë në përfundimin e njejtë se: “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj.”  (“Vesnik Srpske Crkve”)

Ndarja e Shqipërisë pas 1913-tës ishte një favor shumë i madh për Serbinë, por edhe ajo ndarje dhe ai copëtim i tokava tona e donte një “marifet” të menaxhimit në mënyrë që me sukses të kryhej kolonizimi i atyre tokave dhe përfundimisht të zhdukej shqiptari nga faqja e dheut. “Rrezikun më të madh për Kishën Ortodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj. Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhe për shtetin edhe për popullin.”

“Katolicizmi në këto anë është zgjeruar dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe“ (“Vesnik Srpske Crkve”).
(Fahri Xharra, “shqiptarët katolik dhe Serbia”)

Prandaj pa fije dyshimi, ky hoxhë është nën urdhërat e Serbisë dhe shkruan ato që i ka shkruar.

Të gjithë shqiptarëve katolikë , ortodoksë dhe musliman: ” Gëzuar Krishtlindjet” – për inat të Serbisë

Urimi imi është i sinqertë dhe po e përsëris “Të gjithë shqiptarëve katolikë , ortodoksë dhe musliman: “Gëzuar Krishtlindjet”

Dhe në fund, ne shqiptarët e kemi me afër Europën se sa serbo-sllavin dhe turko-osmanin.

Lini një Përgjigje

Paradoksi i mosnjohjes së diplomave të Kosovës në Serbi

Biden emëron sekretar të Mbrojtjes, afrikano-amerikanin Lloyd Austin