in

PS vijon kryesimin me 73 mandate, PD 59, LSI 5

Vijon procesi i numërimit të votave në shumicën e qendrave te numërimit në Shqipëri, ndërsa po dalin edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instaluan pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë.

Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë. Zgjedhjet e 25 Prillit u zhvilluan në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19.

ORA 23:00 Janë numëruar 3921 QV nga 5199 gjithsej. PS kryeson me 73 mandate, PD 59, LSI 5 si edhe PSD 3 mandate

Ora 21:45 PSD merr një tjetër deputet, duke e çuar numrin e tyre në 3. PS deri më tani ka siguruar 73 mandate, ndërsa PD ka humbur një vend, duke shkuar në 59.

Numërohen 3868 kuti nga 5199 në total, PS vijon të kryesojëOra 22:45- Deri më tani janë numëruar 3868 kuti. PS ka 552954 vota ose 48.8%, PD ka 445330 vota ose 39.3%, LSI 77464 vota ose 6.9%, PSD 25266 vota ose 2.2%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 72 mandate, PD 59, LSI 6 dhe PSD 3.

Numërohen 3405 kuti nga 5199 në total, PS vijon të kryesojëOra 19:50- Deri më tani janë numëruar 3405 kuti. PS ka 483078 vota ose 48.8%, PD ka 388584 vota ose 39.3%, LSI 67786 vota ose 6.9%, PSD 21749 vota ose 2.2%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 73 mandate, PD 59, LSI 5 dhe PSD 3.

Numërohen 3120 kuti nga 5199 në total, PD i merr PS një mandatOra 18:30-Deri më tani janë numëruar 3120 kuti. PS ka 441773 vota ose 48.8%, PD ka 355543 vota ose 39.3%, LSI 62641 vota ose 6.9%, PSD 19538 vota ose 2.6%. Diferenca mes dy poleve është 2.5%. Me mandate, sipas projeksioneve PS ka deri tani 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe PSD 2.

Lini një Përgjigje

Kush i bleu votat e Exit Poll-eve

Okarina instrumenti më i lashtë muzikor në Gadishullin Ilir