Trupat e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive vërshuan rrugët e Kazakistanit.
Forcat paqeruajtëse me bazë në Moskë hyn në këtë shtet të Azisë Qendrore, të enjten, për të vënë në kontroll situatën e cila eskaloi pas protestave të dhunshme për rritjen e çmimit të energjisë.
Ishte vetë presidenti i këtij shteti ai që u kërkoi krerëve të CSTO-së që të ndihmonin vendin e tij pas trazirave të përhapura gjithandej në vend.
Avioni i parë me personel ushtarak është ulur tashmë në Almaty ku, sipas zyrtarëve lokalë, dhjetëra njerëz u vranë në sulmet ndaj ndërtesave qeveritare.
Një zëdhënëse e policisë i tha mediave lokale të enjten se gjatë natës pati përpjekje për të sulmuar ndërtesat në Almaty ku dhjetëra sulmues u likuiduan nga policia .
Kazakistani po përjeton protestat më të këqija në rrugë që kur vendi fitoi pavarësinë, tre dekada më parë.
Shumë ndërtesat qeveritare janë djegur dhe të paktën tetë oficerë të zbatimit të ligjit janë vrarë.