in

Protesta në Serbi kundër Vuçiqit e në Tiranë kundër Ramës?!

Nga Sherif Ramabaja

Rama është zhdukur. Nuk shihet në Parlament. Nuk shihet në takime zyrtare. I ka anuluar të gjitha takimet protokolare. Nuk paraqitet në mediume dhe i ka ndërprerë kontaktet me mediat sociale. Shqiptarët seriozisht janë të brengosur për kryeministrin e tyre.

Janë vetëm disa nga titujt e gazetave, mediumeve nacionale dhe atyre ndërkombëtare, të mbushura me tituj e lajme mbi kryeministrin Rama.

Por sikur këto gjëra janë të koordinuara: edhe në Serbi u ngritën kundër mikut të tij Vuçiqit, duke e quajtur tradhtar dhe duke brohoritur në përkrahje të Rusisë.

Shtrohet pyetja, mos edhe Vuçiqi ka qenë i lidhur në aferën Rama – McGenogal? Nëse po, atëherë do të kemi një sallatë të madhe ruse. Duhet pritur. Hetimet po vazhdojnë.

Duke e shfrytëzuar mungesën, pasivizimin dhe tërheqjen e Ramës, opozita në krye me Berishën dhe Metën është trimëruar dhe e ka filluar aksionin për rrëzimin e kryeministrit.

Rilindja e Ramës me deputetët, me deputete, me patronazhistët, gjykatat, akademinë, sistemin e drejtësisë, gjykatën kushtetuese, komisariatet e policisë, armatën dhe të gjitha institucionet shtetërore, kanë apeluar që mos ta nënçmojnë dhe marrin nëpër këmbë kryeministrin, sepse ai do të kthehet edhe më i fuqishëm.

Kryeministri i Rilindjes dhe i Shqipërisë zoti Rama, momentalisht është i angazhuar në një projekt jetësor, të një rëndësie ekzistenciale për kombin, prandaj këto ditë, ishte paksa i tërhequr nga aktivitetet politike.

 Një ish agjent i FBI ka dhënë deklaratë, gjoja se kryeministri i ynë është i përfshirë në afera korruptive, duke paguar para të majme për komprometimin e opozitës, Berishës, Metës, Bashës, Kurtit, Vjosa Osmanit etj.

Këto janë akuza të rënda dhe të pabaza që ngriten ndaj kryeministrit, me të cilat ne nuk mund të pajtohemi dhe protestojmë fuqishëm.,

Me këtë rast ne protestojmë dhe premtojnë si institucione të rregullta shtetërore, që do të ngrisim padi ndaj shpifjeve të tilla.

 kryeministri ynë këto ditë është tepër i nxënë, duke e përgatitur vazhdimin e Kurbanit 2, si dhe një pikturë ekzocentrike, vepra me të cilat do të njoftohet opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar.

 Në të kundërtën po ashtu Kryeministri ynë i ka angazhuar patronazhistët që t´i mbledhin të gjitha informatat nga opozita, mbi akuzat ndaj tij, në mënyrë që ta përgatis kundërpërgjigjen.  

Kryeministri po ashtu ia tërheq vërejtjen opozitës që të kenë kujdes se si po sillen, përndryshe do të përjashtohen të gjithë nga seancat e parlamentit. Më mirë do të ishte që ata vetë vullnetarisht të largohen nga parlamenti, sesa t´i përjashtojmë ne, një nga një.

Po ashtu ua bëjmë me dije se sapo të kthehet kryeministri Rama, do të merret me punët shtetërore, opozitën dhe me rrjetet sociale. Ne shpresojmë që me Kurbanin 2, ai do t´i sqaroi të gjitha veprimet, që u ndërmorën e po ndërmerren për përmbysjen e kryeministrit dhe Rilindjes sonë.

Ne po ashtu garantojmë se nëse McGenogal ka vepruar kundër normave ligjore dhe ligjit ndërkombëtar, këto gabime do të korrigjohen.

Kryeministri Rama po ashtu do të ndërmarr masa për mbrojtjen e ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe sigurisë nacionale.

Të drejtat e garantuara me kushtetutë do të respektohen dhe do të kërkoi që protestat të kanalizohen në organet shtetërore.

Vota e lirë është ajo që garanton qytetarin dhe organet shtetërore. Pra do të shihemi me 14 maj në zgjedhjet e lira demokratike.

Mars – Rover (Satirë)

Lini një Përgjigje

Franca dhe Gjermania: Dialogu Kosovë-Serbi, thelbësor në rrugën drejt BE-së

Mario Bellizzi, poeti arbëresh: Poezia është një thirrje alarmi për çfarë po ndodh