in

Promovohet libri “Rugovën, si e kam njohur” nga Gani Mehmetaj

Posteri

Me parathënie të Henri Çilit, botim i UETPRRESS-it Tiranë

 “Ibrahim Rugova nuk ishte figurë rastësore. Nuk ishte as meteor, që ndriçon me farfuri e shuhet në heshtje. Personaliteti i tij u krijua në një kohë të gjatë. Student i Prishtinës, specializant i Parisit, shkolla franceze e shquante me risitë e qasjes letrare, me frymën perëndimore, e kundërta e shkollës jugosllave që ishte një përzierje mes zhdanovizmit sovjetik dhe diktaturës së socializmit “vetëqeverisës”- socializëm tinëzar që të shtypte në heshtje.   

    Ishte i pazakontë interesimi i Rugovës për Pjetër Bogdanin, kolosin e letërsisë shqipe dhe prijës i kryengritjes më të madhe shqiptare kundër Perandorisë Osmane, pas Gjergj Kastriotit”, shkruan Gani Mehmetaj në fillim të librit- portret për këtë burrë shteti me parathënie të Henri Çilit, drejtor i shtëpisë botuese UETPRESS .

Promovimi i librit do ta bëhet në orën 17.00 në Panairin e Librit, kurse do të flasin Henri Çili dhe kryeredaktorja e botimeve, Suela Mino.

Lini një Përgjigje

“Na kanë mashtruar se, xhamiat na e kanë ruajtur kombin, gjuhën, shqiptarinë”

Një shqiptar në krye të një bashkie në Australi