Nga Bajram Kabashi
Prokuroria e Pejës por edhe shërbimi përkatës policor i Kosovës në atë qytet të madh të vendit, në vend se të merret pa asnjë arsye me hetime rreth braktisjes vullnetare-paqësore të fesë islame, do të duhet të merreshin me ata që për qëllime qartësisht antishqiptare “ua kanë ngulur sytë” fëmijëve në shkolla për ti asimiluar në islamik!?
Islami dhe asnjë fe tjetër që dikush do ta braktisë apo mos ta braktisë, nuk ka pse të jetë çështje që u dashka ti preokupoj organet shtetërore.
Madje, parasëgjithash Ministrja e Arsimit të Republikës së Kosovës, Zonja Arbërie Nagavci, në mënyrë sa më të shpejt do të duhej të dilte me një vendim ne nivel ministror, sipas të cilit askush nuk guxon të manipuloj me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme , duke i futur turinjt islamik nëpër shkolla.
Populli shqiptar gjithandej duhet ta thërras shtetin, por nëse shteti nuk do të dëgjoj duhet të bisedojnë me hoxhën e caktuar se “pse po nxiton” që të krijoj islamist prej fëmijëve?
Islami politik në mbarë botën ua mësyn fëmijëve se e di se në fazat e hershme jetësore të fëmiut nguliten idetë që prej asaj moshe e gjithë jetën pastaj e mbajnë individin peng të islamit, duke “i vënë syze” jo vetëm për të pa , por syze të errta edhe në ndërgjegje , që e bëjnë defekt në jetë !
Pse fëmijët u dashka të preokupohen me fe dhe pse ata u dashka të dehen me religjion, kur i kanë planprogramet mësimore të lëndëve në shkollën laike të shtetit të Kosovës?
Dikush naivisht mund të flas për “mina” e “përçarje kombëtare”, duke synuar që vëmendja popullore të hiqet nga indoktrinimi dhe shovenizmi islamik.
Ne duhet domosdo ti mësojmë fëmijët, qofshin ata nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, për vlerat edukative dhe botëkuptimet shkencore, për kulturën, historinë kombëtare, për humanizmin dhe liritë dhe të drejtat e njeriut dhe para së gjtihash për Kufinjt e Kosovës, e jo për shtrirjen dhe kufinjt e islamit!
Të tjerat nuk kanë se për çka ti interesojnë asnjë nxënësi të Kosovës, sidomos jo shqiptarëve.
ps!
Kushdo qoftë ai imam që nënshkruan ftesa të tilla, apo cilido imamë që sillen si polici religjioze islamike rreth shkollave në Kosovë, duhen të përcillet dhe ndiqen penalisht për veprimtari antikombëtare e antishtetërore, pasi Kosova ka nevojë të formoj njerëz të arsimuar, të edukuar dhe me botëkuptime shkencore për jetën, e jo fëmijë që dikush e shihka të arsyeshme për shkak të dehjes së vet me islam apo agjendave islamike, ti ndaj nxënësit nga fëmijëria dhe ti bindë se qenkan Musliman!