in

Projekti filmik “Lufta e pengjeve” i Gani Mehmetajt mbështetet financiarisht nga Qendra Kinematografike e Kosovës“

Me kënaqësi ju njoftojmë se projekti juaj “Lufta e pengjeve” është përzgjedhur për mbështetje financiare nga Qendra Kinematografike e Kosovës në kuadër të thirrjes për projekte filmike.Juria vlerësuese e ka konsideruar projektin tuaj si një nga më të dalluarit në këtë kategori, dhe ne jemi të lumtur që do të mbështesim realizimin e tij. Ju përgëzojmë për këtë arritje dhe mezi presim të shohim projektin tuaj të realizuar! Me respekt,Qendra Kinematografike e Kosovës”.“

Lufta e pengjeve”, është adaptim i romanit me të njëjtin emër, botuar nga UETPRES, Tiranë,  paraqet luftën në ish Jugosllavi, që shtrihet nga Sllovenia, në Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë deri në Kosovë. Skenarin e shkroi Gani Mehmetaj. Ngjarjet zhvillohen në një kazermë të Alpeve sllovene, ku ushtarët Ilirian, Zoran, Franc, Senad, Stipe, Dimçe, Ishtvan dhe Bozho përballen me një armik të përbashkët, duke luftuar për diçka që nuk e kuptojnë dhe që nuk e ndiejnë se është luftë e tyre. Uniforma nuk arrin të fshijë dallimet e thella etnike, paragjykimet historike dhe urrejtjen shekullore. 

Këto dallime shpërfaqen edhe më fuqishëm, duke dëshmuar se projekti jugosllav ishte i destinuar për dështim që në fillesat e tij.Shtëpia filmike “Dardani press” nga Prishtina planifikon që dy vitet e ardhshme ta realizoj këtë film në bashkëprodhim me Slloveninë, Kroacinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Maqedoninë.Mbase edhe me Shqipërinë, nëse ata shohin interes.

Abdixhiku kërkesë D. Gërvallës dhe V.Osmanit që të kthehen në LDK !

Memli Krasniqi me koalicione, kundër Albinit?!