in

Programi i Lidhjes

Shkruan: av. Zanfir Kryeziu

12.Lidhja ka për qëllim zhvillimin e vendit duke shfrytëzuar resurset natyrore me anë të bonifikim- eve të tokave moçalike,dhe shndërimin e tyre në toka bujqësore nga do të nxjerën rendimente më të mëdha si dhe shfrytëzimit të resurseve nën tokësore të vendit me përkrahjen e institutive kombëtare dhe përmes kredive bankare.

13.Lidhja është për një reformë agrare të përgjithshme që do të bëhet, me kritere të përshtatshme të ekonomisë së vendit dhe të tokave të ndryshme, duke filluar me reformen nga pronat e shtetit; me përjashtim të atyre tokave që do të bëhen ferma, modele bujqësore dhe blegtorale, të tjerat do t’ua ndahen bujqëve dhe katundarëve të cilët do të jenë në gjendje që t’i punojnë më së miri.

14.Lidhja do të mbrojë parimin e shpërndarjes së çifliqeve dhe pasurisë së madhe ndër bujq që trashëgimisht punojnë ato toka, me një përcaktim”maximum”dhe”minimum” sipas mundësive të krahut të punës, varësist nga mundësit e prodhueshmërisë të tokës dhe njerëzve që ushqehet me te.

15.Lidhja është për një drejtësi sociale, shoqërore, politike dhe ekonomike ashtu që duke e rregullue këte me ligje të posaçme në mënyrë që ti siguroj çdo shtetasi të drejtë pune dhe çlirim nga frika e urisë, e sëmundjes dhe pleqërisë.Me ligje të veçanta, Lidhja do të përpiqet që çdo shqiptari ti garan- tohet mbrojtja nga dhuna shtetërore,të shoqërive industriale apo tregtare.Kushtetuta e ardhëshme që do të përkrahet nga Lidhja ka për ti garantue këto parime themelore.

16.Lidhja do të përpiqet që me ligje të veçanta të mbrohet Nana, Fëmija që në djep, Pleqtë të pa ndihmë,të pa aftë për punë; këtyre do t’u sigurohet jetesa nga shoqëria e organizueme.

17.Për Lidhjen,arsimi do të jetë i përgjithshëm dhe shkolla fillore e detyrueshmw dhe falas për gjithë fëmijtë.Lidhja do të përkrah për vazhdimin e mësimeve për nxansat me prirje të veçanta. Shërbimi mjeksor dhe i spitaleve do të jetë falas për të gjithë shtetasit. Lidhja i shpall luftë dhe s’do të kursejë aspak fuqitë e saja kundër plagëve që gjithënji kanë rëndue mbi kurrizin e popullit shqiptar: Paditurija, sëmundjet, varfëria.

18.Lidhja kërkon një form qeverimi me institucione Republikane Demokratike pa ngjyra,pa emra e tituj të madhnueshëm në të cilën sovraniteti popullor të jetë i pa-ndamë dhe i pa-prekshëm.Porsa të lirohet shqipëria,Lidhja do të përkrah një referendum popullor në të cilin çdo shqiptar të jetë i lirë të shprehi mendimin e tij pa ndërhyrje nga jashtë ose nga mbrenda; Çdo parti do të jetë e lirë me zhvillue propagandën e vet. Cilido qoftë vendimi popullor,Lidhja do ti nënshtrohet demokratikisht.

19.Me kushtetutë që Lidhja do të përkrahi do të garantohet liria e fjalës,e mbledhjeve,e shtypit, e propagandës dhe e opozitës duke përjashtuar vetëm ata që kërkojnë lirinë me e përdorun kundër vullnetit të popullit, kundër vetë lirisë.

20.Lidhja do të përpiqet,me parimet e saja të veprimit, me anën e antarve të sajë që të gjithë shtetasve t’u sigurohet jo vetë garancit institucionale,juridike dhe politike të Lirisë,por edhe kushtet ekonomi- ke që t’u lejojnë zhvillimin e veprimtarisë së tyre,përmirsimit të gjendjes së jetesës në kuadër të përparimit të bashkësisë kombëtare. Ne besojmë se asnjë reformë shoqërore ose ekonomike nuk mund të sigurojë drejtësinë e plotë nëse në kuadër të kësaj shoqërie që na përpiqemi me ndërtue nuk vepron vazhdimisht kontrolli dhe nisjativa e lire,sepse s’ka kuptim ideali ekonomik absolut për të mirën e bashkësisë e në dëm të individit, ashtu siç është i kotë ideali absolut për dobi të individit (të një njeriu), por në dëm të bashkësisë.

                                                                                  Kryesuesi i këshilli nismëtar, Said bej Kryeziu

Baza amerikane në Nish, sinjal për pushtimin e Kosovës !

Nga “shoku më i mirë” në “shumë budallallëqe”: romanca e Trumpit me Putinit