Profesori universitar, Blerim Latifi, njëherësh edhe njohës i çështjeve politike në vend, në një postim në Facebook, e ka komentuar çështjen e rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në një qendër në Fushë-Kosovë, nën prezencën e policisë.
“Në Qendrën e numërimit të votave në Fushë Kosovë paska fillu rinumërimi nën prezencën e policisë. E pastaj e rrejmë veten dhe botën se jemi demokraci funksionale”, ka shkruar prof. Latifi.