in ,

Prishtina, 'Hyjnesha në fronin' e Kosovës ndez dritat festive

Prishtina, kryeqendra dhe “Hyjnesha në fronin” e Kosovës ka marrë një pamje magjepsëse sot me ndezjen e dritave për festat e fundvitit, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Dekorimet fillojnë prej Hotel Grandit ku është hapur një derë rrumbullake mu tek zeroja e 2021-shës. Më tutje dritat janë vendesour me shumë imagjinatë, ca prej tyre kapërcejnë nga pema në pemë, ndërsa të tjera gjarpërojnë nëpër trungjet e tyre.Pjesa më e bukur e zbukurimeve, ku të gjithë dhe gjithçka merr një shkëlqim të magjishëm, është përgjatë sheshit Nëna Terezë, sheshi Gjergj Kastrioti e deri te shtatorja e Ibrahim Rugovës.


Në mesin e këtyre sajimeve kreative është edhe figura e “Hyjneshës në Fron” pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës. “Hyjnesha” është një ndër artefaktet më të çmuara të të gjithë rajonit, dhe është adaptuar si simbol i qytetit të Prishtinës.


Edhe sheshi Adem Jashari, ku gjindet monumenti që dikur njihej si përmendorja e “Vëllazërim-Bashkimit” është zbukuruar me drita dhe me një bredh modest por mjaft të bukur.


Kryetari Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka bërë publik lajmin nëpërmjet një postimi në Facebook, duke e ilustruar edhe me disa fotografi. Së bashku me fotografi, Ahmeti dha edhe një mesazh për qytetarët e Prishtinës në postimin e tij.

Shpend A. Ahmeti: Dhe… i ndezëm dritat për të sjellë magjinë e festave të fundvitit në Prishtinë! Ky vit na sfidoi të gjithëve por na bashkoi edhe më shumë, na bëri më solidarë dhe na mësoi të shikojmë nga njëri tjetri me zemër. Le të festojmë për jetën!

Valmir Mehmetaj 

Lini një Përgjigje

Gazprom rifillon shtrirjen e tubacionit për Gjermaninë

Sela insiston në barazimin e shqipes me maqedonishten