Shkruan: Mevi Rafuna
Problemi kryesor i kësaj shoqërie është primitivizmi provincial i mbështjellur me orientalizëm. Për këtë arsye kemi probleme të shumta duke filluar nga trungu famijar deri tek zingjirët e tjerë që e bëjnë shtetin.
Mjerisht ky primitivizëm provincial është i fshehur pas një morali të rrejshëm në të cilën shumica thirren e në esencë pak e kanë.Nga prirja drejt orientalizmit një pjesë e konsiderueshme e ka përqafuar radikalizmin fetar. Dhe këtu është një kontradiksion i madh.Sepse edhe rikonvertimi i tyre në fetar fanatik sjellë në pah krisje të shumta morale duke filluar nga martesa në qift e pastaj në familje.
Sepse konceptimi i kësaj rryme radikale fetare ( të lejon të bësh gjithçka nëse s’të sheh askush), mjafton që para tjerëve të paraqitesh i devotshëm dhe fanatik i përbetuar.Kështu, me primitivizëm provincial krijohet përshtypja se ata që kanë këtë mentalitet janë alfa dhe omega, epidendra e botës e në realitet si pyet as si njeh kush. Mjafton të sillesh një ditë kah institucionet dhe të tillë gjenë me bollëk.Mjerisht nga përvoja them se pa u çliruar nga zingjirët e primitivizmit provincial i mbështjellur me orientalizëm, ne kot kërkojmë integrimin në Europë.
Ky primitivizëm provincial i mbështjellur me orientalizëm antivlerat i ka bazament ku të gjithë sillen e pshtillen aty.Duhet të jesh sa ma dyftyrësh, sa ma rrenc, të bësh gjithçka që nuk duhet që të mbijetosh.Kështu, vëllau se do vëllaun,fëmijet si duan prindërit, më pas çiftet gjithë martesen e kanë fallco e shumë e shumë shembuj të tjerë që çdo ditë i sheh në këtë shoqëri. Këto krijse përbrenda trungut familjar në asni variant nuk mund të kenë lidhje të shëndosha shoqërore jashtë, por gjithçka sillet rreth interesit.Duke parë që këtu interesi është parësor kujt ja nin të ketë sistem funksional, rend dhe ligj.
Shihni rrugët dhe lumejtë si i kemi gjithkah me mbeturina, kjo është si pasojë e këtij mentaliteti që është degradues dhe mospërfillës e mos respektues ndaj asgjëje.Dhe kjo flet për gjendjen në të cilin jemi si shoqëri e si shtet. S’ka vullnet për të bërë diçka por ka interes për të përvetësuar gjithçka e më pas për të braktisur çdo gjë në një ikje zingjir që vjen si pasojë e mos durimit dhe mos përfilljes ndaj njëri tjetrit dhe urrejtjes së heshtur që vjen nga ky primitivizëm provincial.


