in

Presidentja Osmani u takua me presidentin turk, Erdoğan

 

Sot, në margjinat e Forumit Diplomatik të Antalias, Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani, u takua me Presidentin e Turqisë, z. Recep Tayyip Erdoğan, 

Me presidentin turk, Presidentja Osmani bisedoi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve, si dhe për mundësitë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

Po ashtu, ajo e falënderoi atë për organizimin e shkëlqyer të samitit të sivjetmë të Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore,  dhe Forumit Diplomatik të Antalias.

Presidentja Osmani dhe Presidenti Erdoğan theksuan se do të vazhdojnë të punojnë që raportet e mira politike e diplomatike ndërmjet dy vendeve mund të thellohen edhe më tej. Po ashtu, ata u pajtuan që të rritet bashkëpunimi në tregti, kulturë, siguri, si dhe në fushat e tjera.

 Presidentja Osmani e ftoi presidentin Erdoğan që ta vizitojë Kosovën. Ai e mirëpriti ftesën për ta vizituar vendin tonë dhe e ftoi Presidenten Osmani që po ashtu së shpejti ta vizitojë Turqinë.

Lini një Përgjigje

Shumë Vende po tërhiqen nga lehtësimet, për shkak të variantit Delta

Atë Luigj Palaj thoshte: “Shqiptarët duhet të mendojnë ndryshe”