in

Presidentja Osmani takoi disa nxënës të Institutit “Atomi”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takoi sot një grup të nxënësve të Institutit “Atomi”. Ajo ka shkruar në Facebook se ata janë pamja më premtuese e Kosovës, pasuria më e madhe dhe perspektiva jonë. Mendjet e ndritura, këta vajza e djem me dhunti të jashtëzakonshme, me kërkesa mirë të artikuluara e vizion aq largpamës, veçse ma shtuan vendosmërinë që duhet të punojmë akoma me më shumë ngulm për të përmirësuar gjendjen e sistemit arsimor në vend.

“E tashmja dhe e ardhmja e Kosovës do të jenë më mirë kur arsimi të bëhet prioritet në politikëbërje e në mendësinë tonë. Andaj sot doja që një ndër takimet e para ta realizoj me grupin e nxënësve të Institutit “Atomi”.

Ata janë pamja më premtuese e Kosovës, pasuria më e madhe dhe perspektiva jonë. Mendjet e ndritura, këta vajza e djem me dhunti të jashtëzakonshme, me kërkesa mirë të artikuluara e vizion aq largpamës, veçse ma shtuan vendosmërinë që duhet të punojmë akoma me më shumë ngulm për të përmirësuar gjendjen e sistemit arsimor në vend.

Të vlerësuar për inteligjencën, secili nga këta fëmijë do të jetë një shtyllë e fortë e të ardhmes së Kosovës. Ata do të jenë imazhi jonë kudo në botë dhe me sukseset e tyre do të na bëjnë krenar!

I sigurova ata se do të bëjmë gjithçka që mundemi që t`u krijojmë mundësinë që ta kenë një arsim cilësor, jo vetëm atyre por dhe të gjithë fëmijëve në Kosovë, i cili kombinohet në mënyrë të duhur me tregun e punës. Po ashtu u premtova që do bashkëpunoj me prindër e institucionet tjera të identifikojmë edhe shumë shoqe e shokë të tjerë anë e mbanë Kosovës, po kaq mendjeprehtë, po kaq impresionues.

Secili fëmijë e ka një talent, por shpalosja e talentit është individuale. Me inteligjencën, talentin dhe shkathtësinë do ta ndërtojmë një brez të rinjsh për të tashmen dhe të ardhmen!”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Lini një Përgjigje

8 të vdekur dhe 489 raste të reja me COVID-19

Osmani: Karateistet janë krenaria e kombit tonë, e kanë vendosur Kosovën në hartën e botës