in

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Australisë në Kroaci, përgjegjës për Kosovë, z. Andrea Biggi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu ka pritur sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Australisë në Kroaci, përgjegjës për Kosovë, z. Adrea Biggi.

 Marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve, Presidentja Osmani i ka vlerësuar të shkëlqyeshme dhe në këtë kontekst, ka veçuar mbështetjen e Australisë ndaj Kosovës në rrugën për liri dhe pavarësi, shtet-ndërtim dhe fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Sipas Presidentes Osmani, ky shtet ka kontribuuar edhe gjatë luftës në Kosovë, duke strehuar refugjatët kosovarë, për të cilën gjë ka falënderuar z. Biggi. Ka kërkuar që mbështetja e Australisë për Kosovën të vazhdojë edhe më tej, në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, por edhe në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ka theksuar se me shtetin e Australisë, bashkëpunimi politik do të zgjerohet dhe me atë në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët. Të dy palët kanë diskutuar edhe për rëndësinë e agjendës së gjelbër, për të cilën gjë Presidentja Osmani ka theksuar se është ndër objektivat e saj prioritarë, së bashku edhe me forcimin e rolit të gruas në shoqërinë kosovare, si dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Lini një Përgjigje

Vdiqen 25 turq nga rakia e prodhuar ilegalisht (haram)

Politikanët tanë nuk e kanë kuptuar, se çfarë dëshiron vërtetë Putini