in

Presidentja Osmani në Kroaci, me ftesë të Presidentit kroat, Zoran Milanoviq

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq dhe Zonjës së Parë Sanja Musiq Milanoviq, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu po qëndrojnë në një vizitë pune në Kroaci, me ç’rast do të marrin pjesë në manifestimin tradicional Sinjska Alka, i cili organizohet nën patronatin e Presidentit kroat.

 Në prani të mijëra qytetarëve kroatë, Sinjska Alka organizohet në nderim të sakrificës dhe trimërisë së ushtarëve kroatë në mbrojtje të atdheut. Këto manifestime përfshijnë një sërë ngjarjesh kulturore dhe artistike, në të cilat Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, do t’i bashkohen Presidentit Milanović dhe Zonjës së Parë Musić Milanović. Presidentja i ka falënderuar për ftesën, duke potencuar mbështetjen e madhe që Kroacia i jep Kosovës ndër vite.

Mjaltë me kanellë, si ta bëni vetë antibiotikun e efekteve mahnitëse?!

Dy fjalë sa i përket ngjarjeve që po ndodhin në Dardani!