in

Presidentja Osmani merr pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në ceremoninë e Kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla të Mbretërisë së Bashkuar.Deklarata e plotë e Presidentes:“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dua të përcjellë urimet më të përzemërta të popullit të Kosovës me rastin e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla.Ndërsa jemi dëshmitarë të kësaj dite historike, le të kujtojmë fuqinë e miqësive dhe aleancave dhe rëndësinë jetike të forcimit të tyre. Jam e bindur se aleanca në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe lidhjet e forta në mes popujve tanë do të forcohen përgjatë udhëheqjes së Mbretit!”

Lini një Përgjigje

Sot është Dita e Shengjergjit

Kuteli: Shuteriqi i vodhi e përlau veprat e Lef Nosit, në Beograd tha se rrjedh nga një familje e “Stara Serbisë” në Elbasan!