in

Presidentja Osmani i dorëzon Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Kosovës

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka dorëzuar shkrimtarit të mirënjohur Ismail Kadaresë Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës.

Në një reagim në Facebook, Osmani shprehet se shkrimtari Kadare vazhdon të pushtojë botën me rrëfimet e tij.

Reagimi i Presidentes Vjosa Osmani

Sot shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, nderit të kombit tonë, ia dorëzova Dekretin e nënshtetësisë së Republikës së Kosovës. Mirë se vini Ismail Kadare në familjen e madhe të Kosovës! Rrëfimet tuaja le të vazhdojnë ta pushtojnë botën duke na kujtuar fuqinë e letërsisë për t`i formësuar perspektivat, sfiduar normat dhe nxitur dialogun!

Lini një Përgjigje

Të afërmin tim e zhduku UÇK-ja, sepse ishte me Rugovën

Vazhdon gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve