Shkruan : Rrok Zojzi
Gegë
Sipas Pokornyt fjala Gegë vjen nga Greqishtja e Lashtë (Attik) γίγας (gígas, “gjigande”), nga mitologjia Homerike, gjigandët e maleve AkrokerauneSipas etnologut Rrok Zojzit , në gojën e popullit dëgjojmë në përdorim të përditshmë tri forma të këtij emni. “Gegët”, “Gjegë”dhe “Malet e Gege” Që të tre këta emna kanë një burim të përbashkët nga emni “Gegë” që përdoret dendun në veriun e Shqipnisë si emën njeriu. Ky emën mendohet se paraqet formën e shkurtueme të emnit “Gregor”, por kjo mund të jetë ndonjë përshtatje kristiane mbasi emni Gegë ka mundësi të jetë pagan).
TOSKË
Prejardhja e këtij emni nuk asht e qartë. Hipoteza të ndryshme u lëshuen mbi prejardhjen e tij, por nuk kanë gjetë ende konfirmim të përgjithshëm. Hahni e mejton si formë latine ose etruske të emnit “Tuscus” ose “Tuscia”, prej nga buron edhe “Toskana*”, ndërsa të tjerët e mendojnë të rrjedhun nga pronari “Karl de Tocco” që përmend edhe Muzaka në gjenealogjinë e familjes sëtij. Por ka gjasë se asht edhe një emën ilirian Fisi i Abanëve që banonte në Ilirinë e Jugut, mbasi u shpërngul tue zanë vend në pllajat perëndimore të Pindit, quente në vendin e ri një mal me emnin Toskia. Nuk asht larg mundësia që ky emën të ketë lidhje me Toskninë e sotshme tue psue vetëm një lëvizje përhapjeje. Dhimitër Shuteriqi e gjurmon me kujdes këtë emën ndërdokumenta historike dhe e gjen të përdorun për të parën herë në shek. XV si emën familjeje te shqiptarët e Greqisë, me format e “Toschassi”, “Toschi”, gjithashtu “Toskë” dhe “Toskënitë