in

Preç Zogaj kundër deklaratave të Trump Jr. për bombardimet e NATO-s: “Janë arrogantë, kanë njohje shumë të cekët”

Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV ka komentuar deklaratën e djalit të presidentit të SHBA, Donald Trump Jr., duke thënë se bombardimet e NATO-s në Serbi me skandalin Levinsky, janë të pasakta dhe mbështeten në argumente të dobëta dhe të pavërteta.

Zogaj ka theksuar se këto deklarata anashkalojnë faktet historike dhe krimet e bëra nga regjimi serb, duke mos marrë parasysh zhvillimet globale që çuan në luftën e Kosovës. Ai gjithashtu paralajmëroi se përdorimi i forcës për të ndryshuar kufijtë, si në rastin e Ukrainës, mund të krijojë precedent të rrezikshme për të ardhmen.

“Personi që po flitet ka një titull biznesmeni, por është i njohur për faktin se është djali i presidentit. Ai ka bërë disa deklarata politike që kanë marrë shumë vëmendje. Sipas tij, NATO bombardoi Serbinë për të mbuluar skandalin Levinsky. Ky qëndrim është një deklaratë politike e pasaktë, e mbështetur në argumente të dobëta, pa njohuri të plotë mbi historinë dhe pa parime morale.

Tani është në modë, ka ardhur aty një ekip që nuk e njohin historinë. Janë arrogantë, nga pasuria kryesisht, por kanë njohje shumë të cekët se si ka ardhur historia e botës. Historia e bombardimeve në Serbi nuk është një rrufe në qiell të pastër dhe është naivitet dhe idiotësi ta lidhësh me skandalin Levinski.

Deklaratat e tij mbështeten në pikëpamje të gabuara që anashkalojnë faktet historike, dhe nuk marrin parasysh krimet e bëra nga regjimi serb. Lufta e Kosovës ka ardhur si pasojë e zhvillimeve të tjera botërore dhe situatës në Ballkan, si genocidi në Ruandë dhe masakrat në Bosnjë. Shtetet e Bashkuara dhe NATO u angazhuan për të mbrojtur popullin shqiptar të Kosovës, me mbështetje nga vendet e tjera të Evropës, përfshirë Francën dhe Britaninë e Madhe. 

Bombardimet ishin të justifikuara për të shpëtuar njerëz dhe për të siguruar pavarësinë e Kosovës. Ato kanë vendosur parime të reja mbi të drejtat dhe forcën politike. Prandaj, deklarata e tij është një gabim dhe e mbështetur në një mendësi të gabuar, që ngatërrohet me interesat ekonomike dhe konspiracione.

Në lidhje me situatën e Kosovës, ai mendon se nuk do të ketë ndryshime të mëdha, pavarësisht situatës aktuale të Ukrainës. Marrëveshja e paqes në Ukrainë, sipas tij, është paradoksale dhe mund të favorizojë historinë e Kosovës, pasi përdorimi i forcës për të ndryshuar kufijtë mund të krijojë precedent të rrezikshme.” TPZ.AL

Prof Blerim Latifi – Sulltan Mehmeti i II ishte homoseksual, ka dhunu djemë t'ri