in

`Polip` çel edicionin me shfaqjen `Hija e gjatë e Alois Brunner`

Festivali ndërkombëtar i letërsisë “Polip”, që prej vitesh mbahet në Teatrin Oda, hap edicionin e sivjetshëm më 15 maj me shfaqjen “Hija e gjatë e Alois Brunner”.

Pas hapjes zyrtare të festivalit që nisë nga 19:30, do të luhet shfaqja nga Mudar Alhaggi, me regji të Omar Elerian.

“Hija e Gjatë e Alois Brunner” eksploron historinë e vërtetë të një prej kriminelëve nazistë më të kërkuar që i shpëtoi dënimit. Instrumental në deportimin e mbi 100,000 personave në kampe të përqendrimit dhe geto, Alois Brunner i shpëtoi disa tentimeve për arrestim – duke ikur në Damask ku ndihmoi në ndërtimin e shërbimeve të inteligjencës siriane. Duke mbërritur në Berlinin e shekullit XXI si refugjat, dramaturgu sirian Mudar Alhaggi zbulon historinë e Brunnerit dhe fillon ta hulumtojë me obsesion, para se të zhduket vetë.

Në këtë shfaqje të fuqishme, takohemi me dy aktorë që bashkojnë fragmentet e hulumtimit të Alhaggi-t, teksa përjetimi personal, historia botërore, e vërteta dhe trillimi ndeshen. Duke endur historinë siriane dhe gjermane “Hija e Gjatë e Alois Brunner” eksploron ekzilin, llogaridhënien dhe kujtesën politike – dhe fijet komplekse që lidhin të kaluarën me të tashmen.

Kjo shfaqje është prodhuar nga Collective Ma’louba në bashkëpunim me euro-scene Leipzig, Factory International dhe Theater an der Ruhr, nga: Mudar Alhaggi, me regji të Omar Elerian, derisa aktrojnë Wael Kadour & Mohamad Al Rashi.

Xhamia e Plumbit dhe flamujt që valëviten në heshtje…!

Rama i drejtohet kombit, pas fitores në zgjedhje!