Policia e Kosovës njofton se ka shpallur në kërkim, një person, shtetas turk, i dyshuar për vrasjen e një personi të dielën në lagjen Dardania në Prishtinë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë, Prishtinë, pas identifikimit të personit të dyshuar me autorizim të Prokurorisë së shtetit, shpall në kërkim personin e dyshuar; Altin Yaldimir (1967), shtetas i Turqisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.