in

Policia pranon krimin/ A ishte i armatosur 25-vjeçari Klodian Rasha?

Policia ka pranuar se vrasja e 25 vjeçarit Klodian Rasha pranë shtëpisë së tij ka qenë në shkelje të ligjit. Në një njoftim të shpërndarë nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave thuhet se nga hetimi del se polici me inicialet N.H qëlloi për vdekje Klodian Rashën në kundërshtim me ligjin.

“Nga hetimet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Policisë N.H., bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Ai nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme. Për sa më sipër, grupi i posaçëm hetimor, ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë Inspektor N.H., për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” thuhet në njoftimin e SHÇBA-së.

Pranimi i fajit nga ana e policisë erdhi pas hetimeve që kreu Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave gjatë ditës së sotme. Gjatë ditës policia kishte dhënë edhe dy njoftime të tjera për ngjarjen.

Në njoftimin e parë të shpërndarë për mediat mëngjesin e kësaj të marte shkruhet se Klodian Rasha “i drejtoi punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri” dhe ai në mungesë të ndriçimit ka qëlluar:

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar. Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri. I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Në njoftimin e dytë të policisë bëhej me dije se në zonën përreth u gjet një armë që dyshohet se i përkiste Klodian Rashës.

“Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth u bë e mundur gjetja e armës së zjarrit që dyshohet se i përkiste shtetasit K.R, i cili nuk iu bind urdhërit të Punonjësit të Policisë për të ndaluar. U sekuestrua në cilësinë e provës materiale armë e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë”.

Fakti që viktima ka qenë i armatosur e përmend edhe njoftimi i fundit i SHÇBA-së.

“Nga grupi hetimor, gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e gjetur në një nga rrugicat ku ka kaluar viktima gjatë ndjekjes nga punonjësit e Policisë”

Klodian Rasha u vra pak metra larg shtëpisë së tij me dy plumba një në shpatull dhe një në kokë. Por familjarët e tij kundërshtojnë faktin se ai ishte i armatosur. Xhaxhai i Klodian Rashës, ndërsa kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes tha se nipi i tij i kishte thënë familjarëve se do të dilte për një kafe.

“Unë jam xhaxhai i Klodianit. Klodi është një djalë ish-oficer. Kam dëgjuar që thonë se ka pas armë. Kjo është në mënyrë absolute e pavërtetë. Ai ka qenë i sëmurë, është kuruar me ilaçe për nerva. Dhe herë të tjera ka qenë edhe i shtruar për këtë punë. Tani ai nuk ka pasur armë, ka punuar gjatë ditës me babën e vet. Më vonë është ndjerë i lodhur. Është shtrirë në krevat dhe ka dalë në orën 2 të natës apo më para. Unë s’kam qenë këtu, nuk mund t’jua them orën ekzakt.

Ka dalë me pi një kafe, kur ka njodtuar policia vëllain sepse djali është arrestuar nga policia. Dhe ky ka shkuar gjoja se është arrestuar djali. E kanë marrë e kanë çuar në drejtori, më vonë kanë thënë se djali ka bërë aksident me policët. Më vonë i kanë thënë se ky ka vdekur. Më ka njoftuar vëllai dhe kam ardhur këtu. Më gjatë nuk di çfarë t’ju them.

Ka dalë me pi një kafe, ka pasur dy kokrra hurma në dorë, i ka lënë në ballkon, ka dalë me pi një kafe. Tani na thane përfundimisht se ai ka vdekur. Përpara ka qenë i sëmurë, por jo tani. Gjatë ditës ka qenë duke punuar.

Çfarë armësh more zotëri?!

Baba i vet ka qenë duke fjetur mor. Ai ka shkuar se më ka kapur djalin policia. Nuk dimë asgjë, vetëm na thanë që është në morg. Nuk e kemi parë trupin.

Dhe në emër të vëllait, kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Unë ju jap një garanci, që vëllai më ka garantuar që djali nuk ka pasur absolutisht asgjë me vete. Se s’ka armë as në shtëpi. Se si ka ndodhur, se si është mërë kjo më gjatë nuk dimë. Besimin tek ju dhe nga shteti. Apeli për policinë është të na e zbardhë deri në fund sido që të jetë puna. Kërkojmë dhe nga ju që të na e zbardhni këtë punë”, deklaroi xhaxhai i viktimës.

Siç thotë edhe policia, pistoleta është gjetur në një nga rrugicat ku ai ka vrapuar për t’i iku policisë, ndërkohë që mësohet se ky vend është 80 apo 100 metra larg vendit ku ai ka mbetur i vrarë, transmeton  Lapsi.al

Lini një Përgjigje

Kosova me fusnotë, qeveria e Malit të Zi sqaron gafën: Ishte gabim teknik!

Rreth viteve 1800 në Athinë kishte gjykatë shqiptare