Njësitet e Policisë së Kosovës, të specializuara për çminim, kanë arritur ta largojnë nga autobusi në Llapushnik një sasi lënde që dyshohet të jetë shpërthyese.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 19:51, njësitet policore që kanë qenë të përfshira në rastin në Llapushnik kanë përfunduar ekzaminimet në vend-ngjarje. Njësia për trajtim të materieve shpërthyese e PK-së, ka arritur të largojë nga autobusi një sasi lënde që dyshohet të jetë shpërthyese. Në koordinim me prokurorin është iniciuar rasti ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘ mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës’”, është shprehur Krasniqi.