Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbën jetën tre persona dhe tre të tjerë u lënduan.
“Autostrada-Ibrahim Rugova, (km-15) 16.12.2023-22:45. Gjatë ngasjes në autostradë i dyshuari kosovar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturën dhe për pasojë ka goditur tre persona meshkuj kosovar-këmbësorë. Si pasojë, tre personat e goditur kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe me vendimin e tij (tre) trupat e pajetë pasi është konstatuar vdekja e tyre nga ekipi mjekësor, janë dërguar në IML për obduksion. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Hetimet lidhur me këtë aksident janë duke u kryer nga njësitet relevante policore”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aksident i rëndë në Prizren, tre të vdekur e tre të lënduarTre persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Prizrenit, ka konfirmuar për Radio Kosovën, zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi.
Personat e aksidentuar janë të moshës rreth 20 vjeçare, ndërsa aksidenti ka ndodhur në orën 23 e 22 minuta gjatë një gare në mes dy veturave, njëra prej të cilave në shpejtësi ka goditur qytetarët, që po ndiqnin nga afër këtë garë me makina.