in

Policia e Kosovës u bën apel shoferëve

Prej datës 15 nëntor e deri më 15 mars shoferët duhet të kenë pajisjet dimërore, që nënkupton edhe gomat.

Policia e Kosovës, nëpërmjet një postimi në Facebook, u ka bërë apel të gjithë shoferëve që të shtojnë vigjilencën në ngasjen e automjeteve. Sepse tash mund të ketë përkeqësim të motit me reshje dëbore. Prej datës 15 nëntor e deri më 15 mars shoferët duhet të kenë pajisjet dimërore, që nënkupton edhe gomat.

“Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike, dëborës. Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni i ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohët”, thuhet në njoftimin e PK-së.

 

Lini një Përgjigje

A do të ketë kuorum në Kuvend për votimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Minatorët e “Trepçës” në grevë, kërkojnë pagat e muajit tetor