in

Policia arreston shqiptarin e Kosovës në Zvicër, mashtronte me aksidentet

Oficerët e policisë kanë bastiur disa apartamente dhe lokale biznesi në Stuttgart dhe Schorndorf ku kanë arrestuar një person 40-vjeçar, shkruan polizeinews.de.

Ai, së bashku me të dyshuar të tjerë, akuzohen se kishin manipuluar aksidente trafiku dhe kështu kanë mashtruar kompanitë e sigurimeve, transmeton albinfo.ch.

Personi në fjalë, shtetas kosovar, thuhet se ishte përfshirë në disa dhjetëra aksidente trafiku që kanë ndodhur në periudhën midis shtatorit të vitit 2016 dhe tetorit 2020. Shumica e aksidenteve në dyshohet se ishin manipuluar. I dyshuari besohet se ka marrë si dëmshpërblim një shumë gjashtë shifrore (mbi 100 mijë euro) nga kompani të ndryshme të sigurimeve.

Lini një Përgjigje

Policia vret 25-vjeçarin në Tiranë: Nuk ndaloi, u duk se na drejtoi një armë

Armët ruse në Serbi, përmes vendeve të NATO-s dhe BE-së