in

Policia arrestoi një tjetër të dyshuar për sulm ndaj gazetarit

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ditën e sotme është arrestuar një tjetër nga sulmuesit e gazetarëve në Veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter ai bën me dije se policia ka arrestuar shtetasin Dalibor Spasic. Ai dyshohet të jetë njëri nga sulmuesit e gazetarëve. Ai thekson se të gjithë personat që janë përfshirë në sulmet e tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi.

“Një tjetër kriminel, Dalibor Spasic, i cili sulmoi brutalisht gazetarët, u arrestua sot. Të gjithë të përfshirë në sulmet e tmerrshme do të mbajnë përgjegjësi. Puna e policisë vazhdon për identifikimin e të gjithë autorëve. Kriminelët nuk do të minojnë ligjin dhe rendin në vendin tonë. Përgëzoj njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për efikasitetin dhe punën e vazhdueshme me qëllim të vendosjes së rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës së Kosovës. Në vendin tonë demokratik aktet kriminale nuk kalojnë pa pasoja. Këtë duhet ta dinë edhe ata për të cilët nuk ka pasur pasoja ligjore për gjithë këto vite. Republika nuk zmbrapset përballë kriminelëve e milicisë fashiste”, ka shkruar Sveçla.

Sulmet ndaj gazetarëve në komunat veriore të Kosovës, janë shpeshtuar javët e fundit, derisa ata po raportojnë për zhvillimet në këtë pjesë të vendit. Tensionet në veri u rritën në fund të majit, kur Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët të futen në ndërtesat komunale, me gjithë kundërshtimet e serbëve lokalë.

Lini një Përgjigje

Serbia dhe Bosnja shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Modric pas finales së Nations League vendosë për të ardhmen në Kombëtare