Nevaldo Hajdaraj, efektivi i forcave “Shqiponja”, i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës, dyshohet se ka qëlluar drejt 25-vjeçarit, edhe pse e dinte që ai ishte i paarmatosur. Grupi i hetimit ka mbërritur në këtë konkluzion, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerës së sigurisë, që ka fiksuar krimin e 8 dhjetorit 2020.
Ky duket se do të jetë edhe argumenti kryesor mbështetës i prokurorisë për akuzën e “vrasjes me dashje” ndaj efektivit Hajdaraj, që pritet t’i komunikohet në ditët në vijim.