Është arrestuar Kadri Kadriu, zyrtar i Policisë së Kosovës në Ferizaj, me gradën kapiten. Ai u arrestua në flagrancë derisa po merrte disa para për fajde nga një qytetar.
Kadriu u arrestua gjatë një operacioni të policisë, në të cilin u arrestuan edhe dy qytetarë të tjerë, të cilët dyshohet se janë kushërinj të tij (djemtë e tezes).
Burime brenda prokurorisë i kanë thënë Gazetës Sinjali se kapiteni i policisë dhe dy të arrestuarit ia kanë marrë një qytetari për fajde 76 mijë e 300 euro.
Me urdhëresë të lëshuar nga gjykata, janë bastisur banesat e të dyshuarve, në të cilat Sinjali merr vesh se si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar 10 mijë e 270 euro dhe katër telefona celularë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.