Polici i lënduar mbrëmë në veri të vendit, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton se sot rreth orës 8:30, një polic i lënduar mbrëmë është pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marr trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës.
Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe rasti, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.
Mbrëmë në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Në veri të Mitrovicës situata aktualisht është e qetë. Policia e Kosovës është e dislokuar në disa lokacione, në Lagjen e Boshnjakëve dhe përballë IAP-së, ku u hodh një bombë ditë më parëm.
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të vendit, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Forca të shtuara të EULEX-it tek ura e Ibrit, gjendja është e qetë|Video
(E plotësuar) Forca të shtuara të EULEX-it shihen mbi lumin Ibër, në Mitrovicën e veriut, raporton gazetarja e RTK-së në terren.
Sipas gazetares së RTK-së, situata tani është e qetë, por shihet prani e shtuar e karabinierëve italianë tek ura mbi lumin Ibër.
Mbrëmë në fshatin Serbovc, Komuna e Zveçanit një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Polici i lënduar mbrëmë në veri të vendit, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të vendit, Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbrëmë për RTK-në, ka deklaruar se numri i policëve në Mitrovicën e veriut është rritur në disa lokacione. Sipas tij, shtimi i prezencës policore në atë pjesë të vendit po bëhet pa qëllime të tjera, por vetëm për rritjen e sigurisë për banorët atje.
Situata e qetë, por shihet prani e shtuar e karabinierëve italianë tek ura e Ibrit
Sipas gazetares së RTK-së, situata tani është e qetë por shihet prani e shtuar e karabinierëve italianë te ura e Ibrit.
Mbrëmë në veri, një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.