Poetja Luljeta Lleshanaku nominohet për Çmimin letrar “Poeti Europian i Lirisë 2022”, organizuar nga qyteti Gdansk, Poloni.
Çmimi synon të nderojë dhe të promovojë fenomenet në poezi që trajtojnë një nga temat më thelbësore për lexuesin bashkëkohor – lirinë – dhe, njëkohësisht, karakterizohen nga vlera të jashtëzakonshme artistike. Çmimi mund t’i jepet vetëm një shkrimtari të gjallë nga Europa, transmeton ‘gazeta metro’.
Poezitë e Lleshanakut janë përkthyer nga shqipja në polonisht nga përkthyesja e mirënjohur, Dorota Horodynska.
Rezultatet e konkursit do të shpallen në pranverën e vitit 2022, gjatë Festivalit të Poetit Europian të Lirisë, organizuar në Gdańsk. Laureati i Çmimit Poeti Europian i Lirisë do të marrë një statujë dhe një shpërblim prej 100,000 zlloti polake. Përkthyesi i poetit fitues do të marrë gjithashtu një statujë dhe një shpërblim prej 20,000 zlloti polake.
Juria e Çmimit
Në përbërje të jurisë do të jetë edhe nobelistja polake, Olga Tokarczuk.
Juria e Çmimit të Poetit Europian të Lirisë do të përbëhet nga Krzysztof Czyżewski (kryetari i jurisë), Paweł Huelle, Zbigniew Mikołejko, Stanisław Rosiek, Anda Rottenberg, Beata Stasińska and Olga Tokarczuk.
Sekretari i Çmimit do të jetë Andrzej S. Jagodziński. ObserverKult
