Sezoni turistik dhe pushimet verore kanë shtuar fluksin e emigrantëve në Portin e Durrësit.
Raportohet se mëngjesin e së shtunës kanë mbërritur në Portin e Durrësit, 2 tragete të linjës Bari-Durrës, si edhe trageti i linjës Ankona-Durrës.
Në orët e mbrëmjes pritet të vijnë edhe 2 tragete të tjera nga Bari.
Aktualisht në këtë port ka 28 sportele në funksion për të përballuar fluksin e udhëtarëve.
18 sportele për automjetet dhe 10 për udhëtarët.