Prof. Dr. Hakif Bajrami
Tani në vitin 2020, në bazë të dokumenteve që janë grumbulluar në Tribunalin e Hagës; në bazë të publikimeve që i kanë botuar aktorët e krimeve; në bazë të arkivave që kanë mbetur me rastin e arratisjes së një pjese të serbëve që kishin bërë krime monstruoze ndaj fqinjëve, nga Kosova prej 12 qershorit 1999 e tutje, shërbimi informativ dhe kontrainiformativ ushtarak dhe policor serb, lirisht mund të thuhet se filloi epoka e zanatit të vjetër serb, me u veshë në tesha kombëtare shqiptare, me vra serbë, me u fotografua para kufomave dhe ato foto me i shpërndarë nëpër botë. Pas këtyre akteve mizore, fillon prapë lufta për të përhapur rrenat se para 12 qershorit 1999 i kemi vrarë shqiptarët se na kanë detyruar. Në rrethanat e mëparme dhe në rrethanat e reja S. Milosheviqi ishte një Adollf Hitler i vogël, Ivica Daçiqi një Gebels në miniaturë; Vojislav Shesheli një Vilhelm Gering me ambicie naziste, kurse Aleksandër Vuçiqi ishte një RUDOLF GAVLIK që drejton Gestapon, por që çdo krim ia atribuon Arkanit, i ngjashëm sikurse Roberty Servantes, drejtues i SS formacioneve, që kishin të drejtë të vrasin 1941-1944, alias 1995-1999, këndo që dëshironin. Në rrethanat që Kosova u mbush me kufoma shqiptare (600 varreza masive) A. Vuçiqi, si shef i informatave dhe propagandës e kishte një rol shtesë, sepse e kryente detyrën e lidhjeve dhe “strehimit” të informacioneve, që do të thotë se kishte lidhje të drejtpërdrejtë me bartjen e kufomave nga vendi i krimit në Kosovë, e deri në Surçin, e prej andej në Rusi, të planifikuar me dy aeroplanë, do të kujtojë V. Çernomerdin në një bisedë konfidenciale në Moskë, kur po i shkruante kujtimet rreth kapitullimit të Milosheviqit.
Sot dueti A. Vuçiq dhe I. Daçiq po dëshmohet se për asnjë çështje nuk janë larguar nga programimi i krimeve që metastazoi deri në gjenocid në Kosovë, sidomos më 1999.
Kamp përqendrimi (pa tela) në Shajkofc (Llap)
Përkundrazi këta monstrumë që sot e drejtojnë shtetin e Serbisë, e “kritikojnë” Milosheviqin pse nuk i ka shfarosur shqiptarët përnjëherë, po ua ka lënë këtyre të ëndërrojnë shfarosjen shqiptare nëpër etapa. Këtë e thotë oficeri i tyre që fshatin Shajkofc të Llapit e shndërroi në Kamp përqendrimi, në mënyrë që të gjithë shqiptarët t` i likuidojë me dy granata, asancionin do ta kryente njësia e Aleksander Vuçiqit, detyrë kjo që i ishte ngarkuar si shtesë nga Shesheli. Të shënojmë edhe këtë se nxënësi i A. Vuçiqit ka prerë shqiptarë në Makofc (afër Prishtinës) me sharrë motorike. E tash do ta pyetja atëfarë Lajçakun, si të dialogohet me këta neofashistë, ku në vend të fjalës “terrorist” të UÇK-së, kanë krijuar koncept për Republikën e Kosovës duke e nominuar “e ashtuquajtur Republika e Kosovës”, duke paguar miliona për ta defaktorizuar. Nuk është çudi për këta, por është anomali se si BE ende nuk po din ta lexojnë politikën e tyre kripto neofashiste. Mandej politikën e tyre nuk po e dinë ta lexojnë e as ta negociojnë duke prezantuar argumente se çka fshihet pas historisë tyre kriminale. E si pasojë në vend se të hetohen dhe gjykohen këta kriminelë, po hetohen dhe planifikohet të gjykohen ata që e kanë mbrojtur pragun e shtëpisë.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë e drejtë dhe përpjekje që okupatori të largohet nga politika e krimeve të programuara dhe çlirimi i popullsisë Kosovës të jetë realitet historik, por edhe i garantuar ndërkombëtarisht, sepse kriminelëve serbë, po iu dha shansi, prapë do të sulmojnë popullin e pambrojtur dhe duarthatë shqiptar.
Parahistoria e gjenocidit serb në Kosovë
Demonstratat shqiptare të vitit 1981, makineria udbeske serbiane do t’i shfrytëzojë për ta rihapur frontin antishqiptar, që ishte përpiluar nga treshja: Rankoviq-Llukiq-Stefanoviq gjatë viteve 1950-1966. Për t` ia filluar punës, kjo treshe e “izoluar” më 1966, në qetësi “opozitare”, do të pushojë, duke krijuar energji të re; duke e pritur shansin që të riaktivizohet sërish në zanatin e vjetër, më 1981 do të përqendrohet në serbizimin e Kosovës. Aktivizimi i tyre, plus ata që ishin rekrutuar si të rinj, do të fillojë pikërisht më 1981 duke u përkrahur nga ushtria, partia komuniste-çetnike, e deri te “Zbori” i Lotiqit, deri te kisha e Nikollaj Velimiroviqit, deri te institucionet shkencore, arsimore dhe individët, në cilsinë e ideologëve për mënyrat e krimeve. Eksponentët e kësaj garniture që ushqehej “nën sofër”, në krye me Spasoje Gjakoviqin, Dushko Ristiqin etj më 1981, do të përpilojnë një dokument që duhej të shënonte fillimin e luftës antishqiptare se: “nga Kosova pas vitit 1966, janë shpërngulur 200 000 serbo-malazezë”. Ishte ky një ‘ballon’ i tyre, të cilin provuan ta kthejnë në dokument me shenjën “sekret shtetëror”, duke i përfshirë shifrat e shpërnguljes nga komunat, duke e përfshirë kohën 1966-1981. Nga dokumenti i prezantuar edhe në Kuvendin e Kosovës me shifër “sekret”, shënohet se në periudhën në fjalë nga Kosova janë larguar duke u çregjistruar të organet e punëve të brendshme 28 000 serbë. Kjo do të thotë se personat e shpërngulur, janë larguar me të gjitha beneficionet shtetërore, pa i detyruar askush. Pra, serbët në Kosovë ishin mësuar të jetojnë jetë aristokrate, të vandalizojnë kë të duan dhe mjerisht kjo shtresë e dahinjve ishte rekrutuar nga politika KOLONIALE e kolonizimit dhe sllavizimit Kosovës më 1918-1941, në saje të 12 ligjeve dhe nënligjeve që posedohen.
Kolonizimi i Kosovës
Në atë kohë e kishte embrionin, parafashist por ishte freskuar pas vitit 1945, me reagensa neokolonial të tipit neofashist.
Ja sa familje e lëshuan Kosovën më 1966-1968, kryesisht se nuk duronin kurrfarë BARAZIE të shqiptarëve me qenien e tyre serbiane “mbiracore”. Dokumentet janë të pamëshirshme. Fjala është për 4 407 familje serbe, të cilat ose kishin pozitë të milicit, udbashit, ose nëpunësish Rankoviqist administrativ në Kosovë. Këtyre banditëve kolonistë, që nuk kishin lënë gjë të zezë pa bërë në Kosovë (1912-1915;1918-1941; 1945-1966, gjatë rrugëtimit iu kishin bashkangjitur edhe 440 familje malazeze me kulturë meleze, pra të serbizuar e që nuk janë shpërngulur në Mal të Zi, por në Serbi, kryesisht nëpër qytete. Numri i saktë i kësaj shtrese aristokrate policoro-udbëske me atrofi dhe insufiencë kriminale, arrinte familjarisht në 23 231 anëtarë. Prej tyre, 7 190 ishin të punësuar në administratën shtetërore. Të tjerët ishin fëmijë, gra (edhe ato shumica në punë) dhe anëtarë të ngushtë familjarë.
Në vitin 1981, e tutje do të krijohen institucione shtetërore kriptokomuniste që do të merren intensivisht me çështjen e shpikjes së shpërnguljes me “dhunë” të atyre që bota shqiptare i quante “shkie kolonistë”, që në fakt ishin një kategori dahinjsh mizantropë, e që tragjikisht ishin të nacionalitetit serb dhe malazez, të rekrutuar nga viset e ndryshme të Jugosllavisë mbretërore dhe titiste 1918-1966. Lidhur me këtë, janë përpiluara për këta kriptokriminelë dhe manjakodepresivë nga alkooli dhe shovinizmi, sidomos pas vitit 1981, jo më pak se 3211 raporte mujore, 16 raporte gjashtë mujore dhe 10 raporte vjetore, se “si janë shpërngulur nga presioni shqiptar”. Po të lexohen me kujdes ato raporte, shihej se janë krijuar në kuzhinat e UDB-ës në Beograd, janë dërguar si direktiva komuniste për t` u zbatuar nga komunistët shqiptarë, në emër të “vëllazërim bashkimit” dhe “internacionalizmit proletar jugosllav” si shkollë PROSTUTICIONALE e Kumrovcit. (Vijon nesër)