Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), të hënën, ka mbajtur një takim urgjent, gjatë të cilit ka marrë vendim për pezullimin nga puna të një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Sipas komunikatës për media të KPK-së, gjatë takimit të drejtuar nga kryesuesi Jetish Maloku, është trajtuar kërkesa e autoritetit kompetent për shkelje disiplinore nga ana e një prokurori të prokurorisë së lartpërmendur.
“Me këtë rast, KPK-ja ka marrë vendim në mënyrë unanime për pezullimin nga puna të prokurorit në fjalë, si dhe ka themeluar Panelin hetimor, i cili do të trajtojë rastin dhe do t’i rekomandojë KPK-së vendimin përfundimtar”, thuhet në komunikatën e KPK-së.


