Shkruan:Uran Butka
Gjyqtari i Gjykatës Ushtarake të Komandës së Beogradit Petar Brajeviq Gjura-gjeneral armate dhe hero i popujëve të Jugosllavisë i cili ka qenë anëtar i trupit gjykues në rastin penal kundër Gani Beg Kryeziut për veprën penale kundër popullit dhe shtetit Jugosllav, në intervisten e tij dhënë të përditshmës “NOVOSTI”-me dt.15.05.1986 deklaron: Dënim i butë për tradhëti ndaj shtetit dhe popullit Jugosllav.
Në emër të popujve të Jugosllavisë,me aktgjykimin P.nr.188/45 dt.27.10.1945 i akuzuari Gani Beg Kryeziu shpallët fajtor dhe dënohet me burgim në kohëzgjatje prej pesë viteve,me humbjen e të gjitha drejtave politike dhe civile në kohëzgjatje prej dy vitesh dhe me konfiskimin e tërësishme të pasurisë personale dhe familjare sipas nenit 6, pika 1 e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë (përveq pasurisë që ka të bëjë me sendet më elementare për jetës të dënuarit).
Gani Kryeziu, për veprat të cilat i ka krye gjatë luftës nacionalçlirimtare, ka qenë dashtë të dënohet me vdekje, – ishte kategorik gjenerali Petar Brajeviq, anëtar i Këshillit të Federatës Jugosllave,njëri nga tre gjyqëtarët e trupit gjykues,që e kanë gjykuar rastin e tij për krime lufte.
Ai akuzohet:
1.Sepse ka organizuar të ashtuquajturin “Front Nacional” për luftë kundër UNÇJ në fillim të vitit 1944 në Metohi dhe në Shqipërinë Veriore në marrëveshje me Gjermanët dhe me Xhafer Devën, ministër i punëve të brendshme i qeverisë tradhëtare të Shqipërisë.
2.Sepse gjatë okupacionit të Jugosllavisë hyri në bashkëpunim politik me Gjermanët me qëllim të shkatërrimit të unitetit të LNÇ dhe popujve të Jugosllavisë në Metohi,me atë veprim ndihmoi Gjermanët duke dobësuar luftën dhe unitetin UNÇJ dhe refuzoi bashkëpunimin me LNÇ.
3.Sepse në fillim të vitit 1944,me rastin e sulmit të njësiteve me të cilat i akuzuari komandonte dhe të njësiteve UNÇJ në minierën e “Zogaj”,i akuzuari tërhoqi njësitin e vet,dhe se për tërheqje nuk lajmëroi Shtabin Operativ të UNÇJ, dhe për shkak të kësaj sjelljeje të tij u vranë mbi 30 luftëtar të UNÇJ.Përveç kësaj, për shkak të sjelljes së tij të këtill, aksioni nuk pat sukses dhe u shkaktua shpartallimi i njësitit të tij dhe u shkaktua demoralizimi i popullit të asaj krahine i cili ishte për LNÇ.
4.Sepse i sprapsi robërit e luftës të Llagerit të Arecës në Itali që të futën në batalionin e formu-
ar nga robërit e luftës të quajtur ”Stalingrad” i cili ishte futur në përbërjen e Armatës Aleate në Italin Jugore, që luftonin kundër gjermanëve. Me punën e tij të tradhëtarit dhe agjitacionit pat sukses me sprapsë mbi 100 njerëz,të cilët përmes Italisë- Lubljanës-Zagrebit dhe Beogradit i dërgoi deri në Kralevë, e disa në Metohi, ndërsa, ca nga ta prap u internuan nga gjermanët në Gjermani.Nga këta të internuarit ca u dogjën si Bashiq Stevan, Radivojeviq Mile etj. E për vdekjen e tyre ka përgjegjësi i akuzuari Gani beu, sepse po të mos i kishte larguar, ata kishin shkuar në batalionin “Stalingrad”.Të gjitha këto, i akuzuari i bëri për ta ndihmuar okupatorin.
5.Sepse në fund të prillit 1941, pas kapitullimit të Jugosllavisë, me “vullnetarët” që i mblodhi nga bastardët e popullit shqiptar, vret dhe rëmben armët dhe sendet tjera ushtarake të bijve më të mirë të popullit tanë, të cilët qysh atëherë nuk donin ti dorzonin Italianëve armët dhe përga- titjet tjera ushtarake por donin që ato ti bartnin në shtëpitë e tyre që ti përdornin kundër okupa- torit kur të vi koha për kryengritje popullore.
Me këtë punë të tradhëtarit i akuzuari është treguar si armik i LNÇ-së dhe ka bërë vepra penale të parapara me nenin 3 pika 3,4,6 dhe 11 të dënueshme me nenin 4 pika 2 të Ligjit mbi veprat penale kundër popullit dhe shtetit, lidhur me nenin 4 pika 4, nenin 5,6 pika 2 të Ligjit mbi llojet e dënimit,ndaj,gjyqi në bazë të dispozitave të theksuara të akuzuarin e dënoj me dënim privim nga liria dhe punë të detyrueshme me kohëzgjatje prej 5 viteve,humbjen e të gjitha të drejtave politike dhe qytetare me përjashtim të drejtës prindore në kohëzgjatje prej 2 viteve dhe në konfiskimin e tërë pasurisë personale të paraparë me nenin 6 pika 1 të Ligjit mbi konfiskimin e pasurisë. Dënimi fillon të rrjedhë nga dt.28.12.1944.
Pas instalimit të sistemit komunist jugosllav dhe kur Kosova humb çdo identitet kombëtar, vëllezërit e Gani Kryeziut,Hasani dhe Said Kryeziu,me dt.18.01.1946 me aktgjykimin e Gjykatës Popullore të Rrethit të Gjakovës shpallën armiq të popullit dhe kriminel lufte dhe familjes Kryeziu poashtu u konfiskohet e tërë pasuria familjare dhe personale.