in

Pesë vjet burg për rojen 101-vjeçare të kampit të përqendrimit

DW

Një ish-roje në kampin e përqendrimit Sachsenhausen u dënua për bashkëpunim në vrasje në më shumë se 3500 raste. Pesë vjet burg u kërkuan edhe nga prokurori.

Josef S. mohoi deri në fund se kishte punuar në kampin e përqendrimit Sachsenhausen pranë Berlinit. Megjithatë, Gjykata e Landit Neuruppin arriti në përfundimin se dokumentet e paraqitura nga prokuroria vërtetonin mjaftueshëm rolin e tij në këtë kamp. Pra, ka dokumente në lidhje me një roje SS me emrin, datën dhe vendin e lindjes, si dhe dokumente të tjera.

“Gjykata ka arritur në përfundimin se, në kundërshtim me pohimet tuaja të kundërta, ju keni punuar për rreth tre vjet në kampin e përqendrimit si roje,” tha kryetari i trupit gjykues Udo Lechtermann kur dha vendimin. Kështu i akuzuari kontribuoi në terrorin dhe makinerinë vrasëse të nacionalsocialistëve dhe ai ishte në dijeni të tij. “Këto janë krime kundër njerëzimit që asnjë shoqëri e civilizuar nuk mund t’i tolerojë,” tha Lechtermann-i. “Ka vende ku nuk mund të qëndroni dhe gjëra që nuk mund t’i bëni. Nëse do ta kuptonit këtë, nuk do të ndodheshit këtu sot.”

Të burgosurit e kampit të përqendrimit Sachsenhausen në 1938

Me rastin e shqiptimit të dënimit me pesë vjet burgim, gjykata ndoqi kërkesën e prokurorit; mbrojtja kishte kërkuar një lirim ose, nëse rast dënimi, një dënim me kusht. Avokati tani dëshiron ta hedhë vendimin në apel.

Prokuroria e kishte akuzuar Josef S. se kishte ndihmuar “me vetëdije dhe vullnetarisht” në vrasjen e të burgosurve të kampeve të përqendrimit midis viteve 1942 dhe 1945: Bashkëfajësi në vrasje, në 3518 raste. Konkretisht, kjo përfshinte ndihmën në ekzekutimin e të burgosurve sovjetikë të luftës dhe ndihmën në vrasjen e të burgosurve nëpërmjet përdorimit të gazit helmues. Të arrestuarit thuhet gjithashtu se kanë humbur jetën “duke krijuar dhe ruajtur kushte kërcënuese për jetën”.

Kampi i përqendrimit Sachsenhausen në Oranienburg, në veri të Berlinit, kishte një vend të veçantë gjatë periudhës naziste: pas ndërtimit të tij në vitin 1936, ai shërbeu si model për kampet e tjera të përqendrimit, më vonë ishte qendra administrative e të gjithë sistemit të kampeve të përqendrimit dhe një kamp stërvitor për SS, instrumenti kryesor i terrorit të nacionalsocialistëve.

Në Sachsenhausen qenë arrestuar më shumë se 200.000 vetë. Dhjetëra mijëra prej tyre u pushkatuan, u vranë me gaz, vdiqën pas eksperimenteve mizore mjekësore ose thjesht për shkak të kushteve çnjerëzore të burgimit. Në fund të prillit 1945, kur Ushtria e Kuqe po i afrohej Oranienburgut, SS-ët dërguan më shumë se 30000 vetë në “marshime vdekjeje”, gjatë të cilave vdiqën mijëra të burgosur të tjerë.

Një i burgosur i mbijetuar rrëfen

Gjyqi i Josef S. filloi në tetor të vitit të kaluar. Një historian paraqiti një raport të detajuar mbi kampin e përqendrimit Sachsenhausen dhe kushtet atje. Gjashtëmbëdhjetë palë civile morën pjesë gjithashtu në gjyq, duke përfshirë dhjetë të mbijetuar të krimeve naziste.

Në fund të shkurtit të këtij viti, 98-vjeçari Alfons Studzinski u intervistua me video. Ai kishte mbërritur në Sachsenhausen në vitin 1940, në moshën 15-vjeçare, si i burgosur politik. Si dëshmitar, ai përshkroi veçanërisht se si të burgosurit e tjerë, nga dëshpërimi, turreshin drejt barrikadave të kampit të përqendrimit për t’u vrarë atje nga SS. “Varja nuk ishte opsion,” tha Studzinski. Ai foli edhe për masat ndëshkuese si qëndrimi me orë të tëra në sheshin e apelit, ekzekutimet e të burgosurve nga SS dhe marshimi i vdekjes nga 21 prilli deri më 3 maj 1945, që përfundoi për të në çlirim.

Kur kryetari i trupit gjykues Udo Lechtermann e pyeti të akuzuarin nëse ai ende dëshironte t’i thoshte diçka Alfons Studzinskit pas përfundimit të marrjes në pyetje, Josef S. u përgjigj negativisht.

Vrasja dhe bashkëpunimi në vrasje nuk parashkruhen

Prokurori i Përgjithshëm Thomas Will drejton Qendrën Kombëtare të Sqarimit të Krimeve Nacionalsocialiste në Ludwigsburg, Baden-Württemberg. Që nga themelimi i tij në vitin 1958, ky institucion ka mbledhur informacione për hetimet paraprake të prokurorëve kundër kriminelëve nazistë. Will bëri gjithashtu punë përgatitore vendimtare për këtë gjyq.

A duhet të nxirret ende para gjyqit një i moshuar për fakte që të 80 vjetëve më parë, aq më tepër kur ka qenë një “ingranazh i vogël” në makinën e madhe vrasëse naziste? Kjo është pyetja që Deutsche Welle i bëri Thomas Willit kur u hap gjyqi në tetor. Ai u përgjigj: absolutisht po, veçanërisht sepse parashkrimi për vrasje është i përjashtuar me ligj, pikërisht në kontekstin e krimeve masive naziste. “Objektivi i procedurës penale është gjithmonë përcaktimi i fajit individual në të drejtën penale”.

Por ajo që mund të përbëhet nga kjo faj individuale ka ndryshuar në praktikën ligjore që nga gjykimi i ish-rojit të kampit të përqendrimit John Demjanjuk në vitin 2011. Deri atëherë, provat e pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë personale në vrasje konsideroheshin si kusht për ndjekjen penale. Në vitet 1960 dhe 1970 ish-rojet e kampit të përqendrimit u shfaqën në gjyqet naziste , por vetëm si dëshmitarë. Ajo që ka ndryshuar që nga viti 2011, sipas Willit, “është se kryerja e përgjithshme e shërbimit në një kamp përqendrimi gjatë akteve të njohura vrasëse sistematike mund të shërbejë tashmë si bazë për përgjegjësinë penale për bashkëpunim në masën që e konfirmojnë këtë konstatimet gjatë gjyqit”

Pika e kthesës së gjykimit të Demjanjukut

Demjanjuk u dënua në vitin 2011 në Mynih, në moshën 91-vjeçare, me pesë vjet burg për bashkëpunim në vrasje në më shumë se 28,000 raste. Vendimi përcaktonte se Demjanjuk ishte pjesë e makinerisë së shfarosjes naziste. Që atëherë, janë dënuar edhe meshkujt të tjerë, sepse sipas vendimit të gjykatës, kanë qenë bashkëpunëtorë në shërbimin e tyre të rojes dhe e kanë ditur se vrasjet janë kryer në mënyrë sistematike ose se të burgosurit janë kequshqyer me qëllim që të vdisnin (“me vetëdije dhe vullnetarisht”) .

Nëse ato pak çështje të mbetura do të shkojnë në gjyq, shpesh lidhet me fuqinë negociuese të njerëzve shumë të moshuar. Josef S., i cili sapo u dënua, tani është 101 vjeç dhe u mor në pyetje vetëm për disa orë në ditë gjatë nëntë muajve të gjyqit. Posaçërisht për të u ngrit një dhomë qetësie. Prandaj ky është ndoshta një nga rastet e fundit në të cilat të dyshuarit si kriminelë nazistë duhet të përgjigjen për veprimet e tyre në gjykatë.

Antoine Grumbach, babai i të cilit u vra në Sachsenhausen si luftëtar francez i rezistencës, ishte bashkëpaditës në gjyqin kundër Josef S. Pas shpalljes së vendimit, ai deklaroi i emocionuar: “Nuk do të fal kurrë”. Sipas tij, askush nuk qe i detyruar të bëhej SS, çdo njeri është përgjegjës për veprimet e tij.

Vajza e tij 23-vjeçare Lily e sheh mbi të gjitha si detyrim atë që ndodhi: “Për brezin tim dhe brezat e ardhshëm, nëse nuk ka më dëshmitarë të drejtpërdrejtë të kësaj historie, është shumë e rëndësishme që ta mbajmë gjallë kujtimin”.

Thomas Walther, avokati i palëve civile, pajtohet: “Sachsenhauseni gjithmonë mund të riprodhohet kudo në botë”. Prandaj, sipas tij, “ruaju nga fillimet” është një detyrë e përhershme.

Lini një Përgjigje

Spiunazh: Kush ishte zyrtari i SHISH që shkëmbeu USB dhe para me agjentë të huaj

Shaip Kamberi deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë