in

Pesë shtyllat e arritjes së marrëveshjeve me Serbinë, sipas porosisë amerikane!

Nga Idriz Morina

Ekziston një gjeostrategji, përkatësisht zhvillime të mëdha, të cilat flasin për gjendje thuaja kritike.Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet duke iu referuar bisedimeve ka theksuar se të arriturat në Kosovë janë të paprekshme.

Ne si shqiptar ndodhemi para një krize të madhe, të komplikuar dhe të shoqëruar me impulse të papritura.

Pas shumë muajsh shqetësimesh duket se raportet me SHBA-të po kthehen në rrjedhën e tyre. Sërish në vizitën e fundit të një delegacioni të madh amerikan dëgjuam, premtimin e madh, të bërë nga Presidenca Biden: në qendër të marrëveshjes përfundimtare – gjithëpërfshirëse, njohja e ndërsjellë, Kosovë – Serbi!

Mesazhet amerikane

Po ashtu, sërish dëgjuam të na thonë amerikanët, thuaja në nivelin më të lartë, se nuk kërkojnë nga Kosova një asociacion antikushtetues, por “në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”.

Por, gjithashtu ata e bënë të qartë, se aktualisht ekziston një gjeostrategji, përkatësisht zhvillime të mëdha, të cilat flasin për gjendje thuaja kritike, prandaj amerikanët “nuk duan të shohin duke u shpërdorur gjithçka që është arritur”.

Delegacioni amerikan që kryesohej nga Derek Chollet këshilltari special i Sekretarit të Shtetit Blinken, që mban postin ekuivalent me të ndimëssekretarit, ishte shumë i qartë në artikulimin e kërkesave amerikane, përkatësisht mbështetjen për Kosovën.

“Ne nuk po kërkojmë nga Kosova të mbështesë asnjë marrëveshje që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015”, ka thënë Chollet pas takimeve me presidenten Osmani, kryeministrin Albin Kurti, mediat dhe përfaqësuesit serb.

Po ashtu ai ka theksuar momentin kritik dhe që marrëveshja të përfundojë me njohje reciproke.

“Ne besojmë se jemi në një moment kritik. Ne besojmë se Kosova me Serbinë duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian, i cili po punon drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve të përqendruara në njohjen reciproke”, ka thënë ai.

Ndërsa, duke iu referuar bisedimeve ka theksuar se të arriturat në Kosovë janë të paprekshme.“Ne nuk duam ta shohim duke u shpërdorur gjithçka që është arritur dhe nuk duam ta shohim atë potencial të madh, që mendoj se është real, të parealizuar”, tha Chollet.

Pra, mesazhet e SHBA-ve janë të qarta në çdo aspekt dhe mund të përmblidhen në pesë pika kyçe:

1. Në respektimin e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës,

2. Në respektimin e Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe 

3. Në respektimin e të arriturave të Kosovës,

4. Në mos cenimin dhe në arritjen e maksimumit në bisedimet Kosovë-Serbi, duke pasur parasysh momentumin kritik (për shkak të luftës Ukrainë-Rusi, të shkaktuar nga pushtimi rus); dhe

5. SHBA-ja nuk ‘do të lejojë të shpërdoret ajo që është arritur’.

Një ditë pas bisedimeve me delegacionin amerikan, kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga Vjena të enjten, ka thënë se çështja e themelimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Lini një Përgjigje

In memoriam: Ç’pe ashtu mbi tela, Jusuf Gërvalla ?!

Zbulohet përbërësi sekret që e bën betonin romak më jetëgjatë se ai modern