in

Pesë milionë vetë në Jemen përballen me zinë e urisë

Jemeni në ‘prag të zisë së urisë’ ndërsa pesë milion njerëz përballen me uri ekstreme, paralajmëron OKB-ja. Qeveria e Britanisë nxit vendet e tjera të marrin përgjegjësi për të shmangur një krizë ndërsa premton 14 milion £ ndihmë

Qeveria e Britanisë së Madhe ka dhënë 14 milion funte për të shmangur urinë masive në Jemen ndërsa Kombet e Bashkuara paralajmërojnë se vendi është në prag të urisë.

Paratë e ndihmës në Mbretërinë e Bashkuar do të ndihmojnë 1.5 milion familje të kenë ushqim dhe ilaçe dhe çon kontributin e këtij shteti në 214 milion £ këtë vit.

Një analizë e re tregon se zona ku zia e urisë është rikthyer për herë të parë në dy vjet dhe paralajmëron se numri i njerëzve që përjetojnë këtë shkallë të zisë së urisë “katastrofike” mund të trefishohet nga 16,500 aktualisht në 47,000 njerëz midis janarit dhe qershorit të 2021-tës.

Analiza e Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore – një sistem i njohur ndërkombëtarisht për të përcaktuar nivelet e urisë – gjithashtu paralajmëron se numri i njerëzve që përballen me fazën urgjente të urisë është vendosur të rritet nga 3.6 milion në pesë milion njerëz në gjysmën e parë të vitit 2021. Kjo vendos ata në “buzë të greminës” për tu ballafaquar me zinë e urisë, paralajmëron analiza.

Kjo fazë e katërt ose niveli urgjent i urisë është një paralajmërim i fundit për të ndërmarrë veprime para se zia e urisë të godet.Sekretari i Jashtëm Dominic Raab i ka kërkuar bashkësisë ndërkombëtare që të marrë përgjegjësi dhe të shpërndajnë paratë që kanë premtuar, si dhe të mbështesin procesin e paqes për të parandaluar përkeqësimin e krizës edhe më tej.

Uria u shmang në Jemen në 2019 pasi u mblodhën mjaft para për agjencitë dhe OJQ-të e OKB-së për të siguruar ushqim dhe mbështetje për ata më në nevojë.

Që atëherë, financimi për Jemen është zvogëluar ndjeshëm dhe financimi i këtij viti është rekord i ulët, dhe përbën vetëm gjysmën e asaj që është kërkuar nga OKB-ja.

Muajin e kaluar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres paralajmëroi: “Jemeni tani është në rrezik të pashmangshëm nga uria më e rëndë që ka parë bota për dekada. Në mungesë të veprimit të menjëhershëm, miliona jetë mund të humbasin “.

Kriza e ushqimit është rezultat i viteve të luftës që e kanë ndarë vendin në tri zona, njëra nga rebelët Houthi që mbështetet nga Irani, tjetra nga forcat besnike të  Abdrabbuh Mansur Hadi që mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, dhe një tjetër e kontrolluar nga separatistët e Këshillit Kalimtar të Jugut (STC).Kjo gjendje ka çuar në një kolaps ekonomik dhe një rritje të çmimeve të ushqimeve. Pandemia Covid-19 e ka përkeqësuar situatën për shkak se shërbimet janë në limit të kapaciteteve të tyre. 

David Beasley, drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit të OKB, një nga tre organet e OKB që bëri paralajmërimin, tha se numrat ishin një thirrje zgjimi për botën.

“Jemeni është në prag të urisë dhe ne nuk duhet t’u kthejmë shpinën miliona familjeve që janë tani në dëshpërimisht në nevojë. Mos u gaboni, 2021-ta do të jetë edhe më keq se 2020-ta për njerëzit më të rrezikuar të Jemenit. Uria ende mund të parandalohet – por ajo mundësi po ikën me çdo ditë që kalon, ”tha ai.

Z. Raab tha: “Mijëra Jemenas tani po jetojnë në kushte urie, duke u përballur me kërcënimin e përditshëm të urisë dhe konfliktit.

“Ndihmat e reja nga Britania do të shpëtojnë jetë duke u siguruar që Jemenasit më të varfër mund të ushqejnë familjet e tyre. Por Britania e Madhe nuk mund ta zgjidhë e vetme këtë krizë. Donatorë të tjerë tani duhet të hapin fondet e tyre dhe të kontribuojnë më shumë për të parandaluar që kjo të bëhet një tragjedi edhe më e madhe “. The Telegraph

Lini një Përgjigje

Palmer: SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi

Cakaj edhe njëherë i bën bashkë shqiptarët e Luginës – kësaj here për Medvegjën