Sherif Ramabaja
Një ditë e shënuar sot për Kosovën. Pesë emisarët perëndimor mes tyre Escobar dhe Lajçak, ia dorëzuan sot Albin Kurtit draft Statutin e Ramës për Veriun e Kosovës.
U folën fjalë të mëdha falënderimi dhe u shpreh respekt për angazhimin dhe ndihmën e Ramës, për zgjidhjen e situatës mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak dukej sot paksa i tërhequr sigurisht nga akuzat e Albin Kurtit, se po ia mban anën Serbisë. Për këtë u pyet edhe nga gazetarët po, u munduan edhe të tjerët, ta nxirrnin nga kjo situatë.
Unë i mbroj qëndrimet e EU, deklaroi Lajçak, duke lënë të nënkuptohej se edhe pse vendi i tij Çekia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Unë skam të bëjë asgjë me njohjen apo mosnjohjen. Ai duhet të ndahet si qëndrim privat, nga qëndrimi zyrtar. Apo thënë ndryshe deklaratat e mia të më hershme kundër pavarësisë së Kosovës, derisa isha Ministër i Jashtë i Çekisë, nuk reflektohen tash në punën time si emisar.
Kurti nuk u deklarua çkishte diskutuar në takimin me emisarët, po nga mimika e tij vërehej se nuk ishte aspak i disponuar, si duket nga presioni për ta pranuar Draft Statutin e Ramës.
Në përgjithësi e ceku marrëveshjen e Ohrit si bazë për pajtim, po derisa Serbia nuk dënohet për sulmin paramilitaro – terrorist të 24 shtatorit, nuk mund të takohem me Vuçiqin, i cili është skenarist i tërë kësaj ngjarje për ta pushtuar Veriun e Kosovës.
Nga kjo përgjigje e Albin Kurtit nuk u ndan të kënaqur emisarët të cilët nuk pajtohen për dënimin e Serbisë, sepse ata po i besojnë Vuçiqit i cili tërë fajin për sulmin ia ngarkon Radojçiqit, duke e përjashtuar Serbinë.
Në konferencën e shtypit përmes monitorit u angazhua edhe kryeministri Rama nga Tirana.
Ai i përsëriti qëndrimet e tij tashmë të njohura se Veriu i Kosovës është tokë e askujt. Qeveria, tërthorazi nënkuptohej Kurti, kanë rënë në kurthin nga i cili nuk po arrijnë të dalin. Ta shikojnë sot se ç´po ndodh me Palestinën. Edhe ata kishin oferta dhe plane paqësore, po i kishin refuzuar.
Përpjekjet e mia ishin të sinqerta si me Thaçin, Haradinajn, Mustafën, Kurtin dhe Vuçiqin për t´i kërkuar rrugët që të nisemi drejt së ardhmes, duke e lënë të kaluarën mbrapa.
Unë isha për vizitë në Kosovë dhe kurti refuzoi të më takonte. Erdhi në stadiumin e kombëtares, ku isha edhe unë dhe nuk më lajmëroi, e as nuk më takoi. Draft Statusin e hartova dhe nuk ma vunë fare, derisa nuk ua solli sot pesëshja perëndimore.
E kritikova Vuçiqin për shpalljen e zisë për grupin sulmues dhe kjo as nga Kurti e as nga Vjosa nuk u vërejt fare. Unë nuk mund tash t´i shpalli luftë Serbisë për Kurtin dhe Kosovën, të cilët janë shkëputur nga realiteti.
Mars – Rover (Satirë)